Ballina Politika “Ata që lajnë hesapet me njëri-tjetrin, kokat të hanë”- Rama: Vrasjet e...

“Ata që lajnë hesapet me njëri-tjetrin, kokat të hanë”- Rama: Vrasjet e të pafajshmëve janë shumë të rralla! Shqipëria, vend i sigurtë!

23
0

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria është vend i sigurt dhe se vrasjet e njerëzve të pafajshëm janë të rralla.

Ndërsa sa i përket vrasjeve mes atyre që lajnë hesapet me njëri-tjetrin, kreu i qeverisë u shpreh se “kokat të hanë”.

“Vrasje të njerëzve të pafajshëm janë shumë të rralla dhe ky është fakt”, u shpreh Rama, duke shtuar se “rrotullohen me ditë të tëra për të nxitur sa më shumë ndjenjën e pasigurisë, por këtu nuk ka pasiguri”.

Edi Rama: Shqipëria nuk e ka një problem sigurie. Problemi i sigurisë po bëhet serioz në kryeqytetet e vendeve të mëdha, në pikë që pjesën më të madhe të qytetit burrat dhe gratë nëse lëvizin i lënë orët dhe çantat në hotel ose në shtëpi, se nuk është e sigurt që kthehen me orët ose çantën.

Në Shqipëri patjetër që ka vrasjen por ama ne sot kemi një numër mestar vjetor të vrasjeve që shkon drejt mesatares së vende të tjera.

Sot kur ndodh një vrasje, jashtë atyre vrasjeve që bëhen mes këtyre që lajnë hesapet me njëri-tjetrin që për ata kam thënë dhe e them kokat të hanë, dhe nuk….

Po them për vrasje të njerëzve të pafajshëm të cilat janë shumë të rralla, dhe ky është fakt, janë tronditëse por merren dhe rrotullohen me ditë të tëra për të nxitur sa më shumë ndjenjën e pasigurisë. Por këtu nuk ka pasiguri.