Ballina Bota Tërmet i fuqishëm në Kaliforni, goditja 7-ballëshe pasohet nga paralajmërimet për tsunami

Tërmet i fuqishëm në Kaliforni, goditja 7-ballëshe pasohet nga paralajmërimet për tsunami

45
0

Një tërmet me magnitudë 7 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në brigjet e Kalifornisë veriore, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).

Në të njëjtën kohë, u dha një paralajmërim për tsunami. “Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar një paralajmërim për tsunami. Një sërë valësh të forta dhe rrymash të forta mund të ndikojnë në brigjet pranë jush. Ju jeni në rrezik. Lëvizni menjëherë në lartësi ose në brendësi, Qëndroni larg brigjeve derisa zyrtarët lokalë t’ju thonë se është e sigurt të ktheheni”, thuhet në një tjetër mesazh të marrë nga qytetarët.

Tërmeti goditi në një thellësi prej 10 kilometrash, tha USGS.

Paralajmërimi tha se asnjë zonë nuk është ende përballë dallgëve, por kushdo pranë vijës bregdetare duhet të jetë vigjilent për rrezik të mundshëm.