Ballina Bota Veteranët rruajnë kokat në shenjë proteste kundër presidentit të Koresë së Jugut

Veteranët rruajnë kokat në shenjë proteste kundër presidentit të Koresë së Jugut

32
0

Protesta të mëdha janë duke u zhvilluar në Kore të Jugut, një prej tyre po mbahet nga një grup veteranësh të marinës.

Një numër i madh prej tyre u mblodhën para zyrës presidenciale këtë mëngjes, duke kërkuar largimin e Yoon nga pushteti.

Një gjë që ra në sy të gazetarëve ishte një ceremoni e rruajtjes së kokës, ku një veteran dhe gruaja e tij prenë flokët para kolegëve protestues.

Koreja e Jugut ka një traditë të gjatë të rruajtjes së flokëve si një formë proteste. Akti është i rrënjosur në mësimin tradicional dhe historikisht është parë si një mënyrë për të demonstruar përkushtimin ndaj një kauze, shkruan BBC.