Ballina Kronika E rëndë/ Gjendet i pajetë në një kanal një i ri, zbardhen...

E rëndë/ Gjendet i pajetë në një kanal një i ri, zbardhen detajet e para, ja çfarë dyshohet

48
0

Një 33-vjeçar është gjetur i vdekur nga policia e Durrësit. Mësohet se trupi i tij u gjet në një kanal uji në lagjen nr.15 në Durrës.

Ka qenë e ëma e viktimës ajo që ka kallëzuar në polici një ditë më parë për humbjen e djalit të saj. Ndërsa nga hetimet, 33-vjeçari u gjet pa jetë në një kanal uji.

Ndërkohë, sa i përket rrethanave të ngjarjes, hetimet paraprake dyshojnë se viktima mund të jetë rrëzuar aksidentalisht nga ura duke rënë në kanal, ku për pasojë është mbytur.