Ballina Sport Arsenal “ngec” në derbi ndaj Fulham, goli i Salibas u jep një...

Arsenal “ngec” në derbi ndaj Fulham, goli i Salibas u jep një pikë ‘Topçinjve’

35
0

Arsenali nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj Fulham, në derbin e Londrës, të luajtur në “Craven Cottage”.

Jimenz realizoi në minutën e 11-të, pas një asisti të Tete, duke ndëshkuar kështu portierin Raya. “Gooners” insistuan dhe gjetën golin e barazimit me Saliba, në të 52-tën.

Ekipi i Artetas përmbysi ndeshjen me Saka por ky gol i minutave të fundit u anulua për pozicion të parregullt. Arsenali është në vendin e dytë me 29 pikë.