Kancelari Olaf Scholz e përshkruan rënien e regjimit të Asadit në Siri si “lajm të mirë”, por thekson se gjëja e rëndësishme tani është rivendosja e ligjit dhe rendit në vend dhe është në favor të një zgjidhjeje të bazuar në rezolutën 2254 të Kombeve të Bashkuara. Gjithashtu kancelari në njoftimin e tij, thekson se ajo që është tani e rëndësishme është rivendosja e shpejtë e ligjit dhe rendit në Siri dhe se të gjitha komunitetet fetare dhe të gjitha pakicat duhet të gëzojnë mbrojtje. Më tej në deklaratën e tij Schloz tha se Bashar al-Assad e ka shtypur brutalisht popullin e tij.
“Bashar al-Assad ka shtypur brutalisht popullin e tij, ka rënduar ndërgjegjen e tij me jetë të panumërta dhe ka shtyrë shumë njerëz të ikin nga Siria. Shumë prej tyre erdhën edhe në Gjermani. Populli sirian ka përjetuar vuajtje të tmerrshme. Prandaj, fundi i sundimit të Asadit në Siri është një lajm i mirë. Një zgjidhje politike e konfliktit në Siri mbetet e mundshme në përputhje me Rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ne do t’i gjykojmë sundimtarët e ardhshëm nëse i lejojnë të gjithë sirianët të jetojnë me dinjitet dhe vetëvendosje, nëse mbrojnë sovranitetin e Sirisë nga ndërhyrja keqdashëse e palëve të treta dhe nëse jetojnë në paqe me fqinjët e tyre”, tha Scholz.