Ballina Kronika Terror në ish-Bllok, një kioskë grabitet nga një person i armatosur

Terror në ish-Bllok, një kioskë grabitet nga një person i armatosur

49
0

Një kioskë në zonën e ish-Bllokut është grabitur para pak minutash. Pronarja e kioskës thotë se një person i paidentifikuar i ka marrë disa shuma parash. Sipas saj autori ishte i armatosur. Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur hetimet.

Nuk dihet akoma shuma, por nuk mendohet të jetë shumë e madhe. Gruaja pritet të merret në pyetje për të dhënë detaje. Ndërkohë sipas asaj çfarë ka thënë paraprakisht gruaja, ende nuk dihet nëse ka pasur thikë apo pistoletë autori.