Ballina Rajoni I dënuar me 15 vite burg, 32-vjeçari shqiptar bie në prangat e...

I dënuar me 15 vite burg, 32-vjeçari shqiptar bie në prangat e policisë greke

43
0

Një 32-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke. Mësohet se shqiptari ishte në kërkim pasi rezulton i dënuar me 15 vite burg.

Për shkak të shkeljes së ligjit mbi narkotikët, i riu shqiptar përveç dënimit me burg ishte dënuar edhe më një gjobë prej 100,000 eurosh.

32-vjeçari shqiptar u kap në flagrancë në qendër të Selanikut, ku policia greke po zhvillonte një operacion.

Ndërkohë, dokumentacioni në ngarkim të shqiptarit i kaloi Prokurorisë kopetente që ndjek rastin.