Ballina Kronika Kishin mbi 10 gjoba të papaguara/ Tentuan të korruptonin me para efektivët...

Kishin mbi 10 gjoba të papaguara/ Tentuan të korruptonin me para efektivët e Rrugores, bien në pranga dy shoferët

52
0

Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi kur u kapën nga policia me rreth 12 gjoba të papaguara, ata tentuan të korruptonin policët e Rrugores me para për të mos iu bllokuar automjetit.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dhe në rrugën “Martin Camaj”, kanë ndaluar automjetet me drejtues shtetasit Xh. S., 29 vjeç, dhe J. K., pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë me masa administrative të papaguara, përkatësisht 10 e 12 masa administrative. Këta shtetas u kanë ofruar punonjësve të Policisë, nga një shumë parash për të shmangur bllokimin e automjeteve. Në vijim të veprimeve shtetasit Xh. S, dhe J. K, u proceduan penalisht për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i policise

Policia Rrugore e Durrësit godet dy raste të tjera të tentativës për mitëdhënie.Procedohen penalisht dy drejtues automjetesh të cilët tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore. Në 24 orët e fundit janë goditur 4 raste të tentativës për mitëdhënie. Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dhe në rrugën “Martin Camaj”, kanë ndaluar automjetet me drejtues shtetasit Xh. S., 29 vjeç, dhe J. K., pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë me masa administrative të papaguara, përkatësisht 10 e 12 masa administrative.

Këta shtetas u kanë ofruar punonjësve të Policisë, nga një shumë parash për të shmangur bllokimin e automjeteve. Në vijim të veprimeve shtetasit Xh. S, dhe J. K, u proceduan penalisht për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm të shërbime të Policisë.