Ballina Ekonomia Kontabilistët: Bizneset po rrisin deklarimet e pagave, por tregu është i shtrembëruar

Kontabilistët: Bizneset po rrisin deklarimet e pagave, por tregu është i shtrembëruar

24
0

Kontabilistët thonë se bizneset në vend po rrisnin deklarim e pagave dhe shkak për këtë është presioni që po ushtron qeveria nëpërmjet komunikimit publik. Prej dy muajsh anëtarë të qeverisë bëjnë apel për korrigjim të pagave dhe se nuk do të pranojnë më deklarim të tyre. Në total administrata tatimore ka evidentuar 37 mijë biznese me risk në fushën e pagave. 9 mijë prej tyre reaguan pozitivisht në muajin nëntor, ndërsa mbetet për tu parë deklarimi gjatë muajit dhjetor. Por tatimet thonë se kontrolli do të nisë në terren, fillimisht për 7 mijë tatimpagues që nuk kanë reaguar. “Ne po e shohim që frika apo më mirë të themi presioni i qeverisë ka patur efekt. Bizneset kanë reaguar kundrejt këtij presioni, duke rritur pagat. Megjithatë ka një ngërç në këtë treg. Nga njëra anë është presioni i qeverisë për të rritur pagat, por nga ana tjetër pagat nuk rriten me urdhër. Ato duhet të jenë të bazuara në produktivitet. Një pagë e rritur pa produktiviteti është një kosto për bizneset. Sot pagat janë rritur në disa sektorë nga mungesa e punëtoreve dhe jo nga produktivitetit. Kjo ka bërë që ky treg të jetë i shtrembëruar”, – sqaroi në “E-ZONE” Igli Zepishta, kontabilist. Por në dy vitet e fundit fondi i shpenzimeve për paga, sigurime dhe tatime po kthehet në zërin kryesorë të shpenzimeve për aktivitetin e biznesit. Si pasojë e emigrimit dhe mungesës së fuqisë punëtorë bizneset po detyrohen të rrisin pagat. “Janë disa sektorë që ky zë është zëri kryesor i shpenzimeve. Edhe te ndërtimi ky shpenzim ka njohur vetëm rritje. Pas materialeve të ndërtimit, zëri i dytë i shpenzimeve ka qenë transporti, por tashëm ka kaluar në vend të dytë zëri i pagave. Eksportuesit e kanë zërin kryesorë . Edhe sektori i shërbimeve e ka në krye të shpenzimeve”, – tha Zepishti gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE”.