Policia e Lezhës ka arrestuar 19-vjeçarin Rafaelo Lleshi, pasi ka kanosur me mesazhe punonjësin e policisë. Ngjarja ka ndodhur më datë 08.12.2024, rreth orës 18:00, në qytetin e Lezhës, në afërsi të shinave të trenit. Punonjësit e Policisë në përmbushje të detyrave të përcaktuara në planin e masave për rritjen e parametrave të sigurisë publike e asaj rrugore, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Golf”.
Drejtuesi i automjetit nuk ka kundërshtuar, por, shtetasi 19 vjeç, pasagjer në këtë automjet, ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e Policisë si dhe, njërit prej tyre i ka dërguar menjëherë në celular një mesazh kërcënues për shkak se i hoqi veshjen që kishte errësuar xhamat e automjetit shoku i tij. Veprimet procedurale janë kryer nga OPGJ i Prokurorisë dhe në përfundim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i 19-vjeçarit, banues në Lezhë”, sqarohet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i policisë:
Kanosi nëpërmjet mesazheve për shkak të detyrës punonjësin e policisë, vihet në pranga 19-vjeçari.Më datë 08.12.2024, rreth orës 18:00, në qytetin e Lezhës, në afërsi të shinave të trenit, punonjësit e Policisë në përmbushje të detyrave të përcaktuara në planin e masave për rritjen e parametrave të sigurisë publike e asaj rrugore, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Golf”.Gjatë kontrollit të mjetit nuk i është gjetur asnjë send i kundraligjshëm, ndërsa gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit rezultoi se, drejtuesi i automjetit nuk dispononte dokument për xhamat e errësuar të makinës dhe për këtë arsye punonjësit e Policisë i kanë hequr veshjen që kishte vendosur për të errësuar xhamat e automjetit. Drejtuesi i automjetit nuk ka kundërshtuar, por, shtetasi R. Ll. 19 vjeç, pasagjer në këtë automjet, ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e Policisë si dhe, njërit prej tyre i ka dërguar menjëherë në celular një mesazh kërcënues për shkak se i hoqi veshjen që kishte errësuar xhamat e automjetit shoku i tij. Veprimet procedurale janë kryer nga OPGJ i Prokurorisë dhe në përfundim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i 19-vjeçarit, shtetasit R. Ll., banues në Lezhë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.