Ballina Aktualitet Maja e Çikës në Parkun Kombëtar të Llogarasë zbardhet nga reshjet e...

Maja e Çikës në Parkun Kombëtar të Llogarasë zbardhet nga reshjet e borës, ja si paraqitet situata me qarkullimin

70
0

Moti i keq me temperatura të ulëta gjatë orëve të fundit në vend, ka risjellë reshjet e dëborës në disa vende. Raportohet se maja e Çikës në Parkun Kombëtar të Llogarasë është zbardhur nga dëbora gjatë orëve të para mëngjesit të kësaj të hëne. Në aksin rrugor Dukat-Llogara ka patur vetëm prezencë të breshërit, ndërsa bëhet me dije se borëpastruesit kanë pastruar rrugën dhe aktualisht është e kalueshme. Qarkullimi i makinave vijon narmalisht, teksa policia rrugore ndodhet në terren në monitorimin e situatës. Megjithatë, policia rrugore ka bërë apel për drejtuesit e automjeteve për kujdes të shtuar në rrugë.