Ballina Aktualitet Moti për ditën e sotme në Shqipëri, me vranësira dhe kthjellime

Moti për ditën e sotme në Shqipëri, me vranësira dhe kthjellime

39
0

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak i Shqipërisë, njofton se për ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell, kryesisht përgjatë zonave të ulëta. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët ndërsa në zonën e veriperëndimit dhe jug reshjet me intensitet të ulët deri mesatar. Lokalisht dhe në periudha tepër afatshkurtra në këto zona reshjet me intensitet deri dhe të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800 metra priten reshje dëbore me intensitet të ulët lokalisht mesatar.