Ballina Kulturë Persiatje për festivalin e poezisë durrsake, organizuar nga Shtëpia e shkrimtarëve dhe...

Persiatje për festivalin e poezisë durrsake, organizuar nga Shtëpia e shkrimtarëve dhe artistëve Durrës

163
0

Nga Fatmir Minguli

Dita e shtunë e 7 dhjetorit 2024 bashkoi në qytetin e Durrësit mbi gjashtëdhjetë poetë e poete shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonisë së veriut dhe nga diaspora. I gjithë aktiviteti i këtij festivali poetik u organizua në hotel Bonita në Shkëmbin e Kavajës dhe u sponsorizua po nga drejtuesit e këtij hoteli tashmë i njohur jo vetëm për shqiptarët sponsorizuar dhe nga firma “Teuta” dhe kantina “Duka”. Një pjesëmarrje kaq e lamishme ishte tejet prekëse tek mendon se sa mirë i bën bashkimit të komunitetit të poetëve të qyteteve të Shqipërisë, e të qyteteve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut etj e për më tepër pë rata të disporës sic është grupimi i poetëve shqiptarë në shoqatën “Zëri i mërgimtarit” në Novara të Italisë. Organizatori i këtij eventi të shumëpritur, kryetari i Shtëpisë së Shkrimtarëve dhe artistëve durrsakë Agim Bajrami i ndihmuar fuqimisht nga poeti Vladimir Muça dhe artisti Naim Kërçuku bëri atë që pritej prej muajsh pritjeje e ankthi. Ky tubim u hap me promovimin e librit “Ndjenja të rrëmujshme” të poetes së re Ida Vogli me profesion financiere, banuese në Golem. Vetë poeti dhe kritiku Agim Bajrami thotë: “Edhe pse ky është i pari libër i saj, vihet re një nivel i kënaqshëm artistik, një mendim i pasur dhe një varg që tenton thellësitë. Fryma e ndjerë lirike që mbizotëron në këtë libër tenton drejt zbërthimit të ndjenjave të moshës dhe ambientit ku jeton autorja. Metafora e dashurisë që është mbizotëruese në shumicën e librit është kaq e fuqishme sa sfidon dhe errëson çdo dobësi tjetër. Autorja ka një përdorim efikas të figurës dhe simbolikës dhe premton shumë për të ardhmen”. Kjo autore elektrizoi të pranishmit jo vetëm nga poezitë e kësaj vajze të re por dhe të kombinimit të përsosur me recensione kuptimplotë nga poetja Eva Kacanja, mjeshtrja Myzejen Konduri dhe poeti Vladimir Muça, si edhe nga recitimet plot pasion nga vetë autorja dhe shumë poetë të tjerë. Ishte me të vërtetë realizmi i detyrës më parësore të Shtëpisë së shkrimtarëve dhe artistëve për përkrahjen dhe njohjen e talenteve të reja. Muzika me orekstër e këngëtarë durrsakë ishte një sfond që zbukuronte akoma më tepër këtë fazë të parë të eventit.

Pjesa e dytë filloi me një befasi mes të pranishmëve kur Agim Bajrami komunikoi dhënien e çmimit “Minush Jero” shkrimtarit, dramaturgut, gazetarit durrsak, Bashkim Hoxha. Vetë Bashkimi i befasuar nga ky çmim i veçantë foli me konsideratë për veprën dhe mundimet në jetën e Minush Jeros dhe falenderoi Shtëpinë e shkrimtarëve dhe artistëve që po ringrejnë emrin e dramaturgut të madh durrsak. Më pas Trandafile Molla, presidente e shoqatës së shkrimtarëve shqiptarë “Zëri i mërgimtarit” në Novara të Italisë u nderua me çmimin “Mirënjohje e komuniteti letrar durrsak”. Është vendi këtu të tregojmë se nga kjo zonjë ishin përgatitur të gjitha çmimet dhe trofetë që iu dhanë fituesve të ndryshëm. Ishte kjo një shenjë e madhe bashkëpunimi mes shoqatave të shkrimtarëve. Duke filluar me recitimet e pjesëmarrësve eventi qe një mozaik ku mes recitimeve u kënduan këngë nga këngëtarët durrsakë Ylli Ҫiftja, Dashamir Xhamuça, Luljeta Strefi dhe u bënë përshëndetje nga kryetarët e shoqatave të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Qenë përshëndetje që të bënin të mendosh se ky takim në Durrësin tonë ishte një takim poetik i mirëfilltë ndërkombëtar, pasi edhe recitimi nga maestro napolitan Xhusepe Palumbo e përforcoi këtë mendim-ide. Në një mesazh që solli poeti Hekuran Halili, kryetar i shoqatës se shkrimtarëve dhe artistë të Sarandës, (i cili mungoi për arsye shëndetësore), shkruan duke mbështetur këtë ide pasi pa pjesë nga ky takim ne rrjetet sociale: ”Krenohuni dhe mendoni për më shumë… Një Lidhje Kombëtare të Artistëve dhe Shkrimtarëve… Unioni Kombëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë… propozimi im për emër… Në të aderojnë të gjitha klubet krijuese brenda e jashtë trojeve shqiptare… Ky është propozimi im… Do kërkojë pune ligjore, rregjistrime, por do të jetë në nivel kombëtar dhe do jetë pjesë integrale e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës si edhe e çdo qeverie për ta mbështetur me fondet e nevojshme për aktivitetet brenda dhe jashtë vendit…: Ja pra pse e quajta këtë përsitaje “Një festival poetik ndërkombëtar”. Për çudinë e pjesëmarrësve në këtë festival poetik kishte inovacion në mënyrat e vlerësimeve të poetëve, jo vetyëm për poezitë e deklamuara nga vetë ata por dhe për krijimtaritë artistike.

Befasia e dytë ishte dhënia e çmimeve speciale “Metafora e poezisë durrsake” për katër autorë si Pol Milo nga Durrësi për romanin e tij të ri “Zbulesa e mrekullueshme e Vladimir Obradinit”, poetes nga Tirana për krijimtarinë poetike, Eva Tafa, Esat Loshaj nga Peja, për kontributin e tij në letërsi dhe Myzejen Konduri, Durrës për aktivitetet social-kulturore që organizon me përkushtim dhe miss e mister turizmi që do të vijojë.

Mes këngësh e përshëndetjesh, mes recitimev e me konkurim e pa konkurim kjo ditë që po i afrohej mbrëmjes i bashkoi rishta pjemarrësit në drekën e organizuar nga Hotel “Bonita”. Ishte befasia e tretë me tyre befasi të vogla brenda saj, ishte përshendetja që Shtëpia e shkrimtarëve dhe artistëve u bëri drejtuesve të këtij hoteli. Naim Kërcuku dhuroi një kolanë lluksoze me veprën e Adem Demacit, djalit të pronarit, Astrit Ismaili, një tabllo e madhe me foton e gjithë familjes Ismaili dorësuar nga artistja e madhe Aishe Stari si dhe Certifikatë Mirënjohje akorduar nga Shtëpia e shkrimtarëve dhe artistëve të Durrësit. Dreka u shoqërua dhe me dorëzimin e cmimeve fituese të poezive konkuruese. Mes entuziazmit që ky moment krijon u ndanë këto çmime: vendi i pare Eva Kacanja Durrës, vendi i dytë Hamdi Hysuka Mat, dhe Arbnesha Kelmendi Draga, Lidhja e shkrimtarëve të Kosovës kurse vende të treta Ejup Ajdini Tetovë, Ilir Paja Durrës, Viktor Gjikolaj Lezhë. Për të gjithë poetët pjesëmarrës u shpërndanë dhe certifikata mirënjohje të pjesëmarrjes.