Ballina Lifestyle Pësoi një reaksion të rëndë alergjik, ndërron jetë Influencerja e famshme e...

Pësoi një reaksion të rëndë alergjik, ndërron jetë Influencerja e famshme e Disney-t

85
0

Bota e influencerave dhe fansave të Disney-t është në zi pas vdekjes së papritur të Dominique Brown, e njohur si HellooDomo në rrjetet sociale, e cila vdiq në moshën 34-vjeçare për shkak të një alergjie ndaj kikirikut gjatë një eventi ushqimor për Krishtlindje të organizuar nga BoxLunch në Los Angeles.

Incidenti tragjik ndodhi të enjten e kaluar në Vibiana, një vend historik në qytet. Sipas raporteve të fundit, Brown hëngri ushqim për të cilin i kishin thënë se nuk përmbanin një përbërës ndaj të cilit ajo ishte alergjike. Megjithatë, pasi ndjeu një reagim të menjëhershëm, ajo kërkoi ndihmë mjekësore, por dyshohet se iu kërkua të priste që të fotografoheshin para se të merrte ndihmë.

Një përfaqësues i BoxLunch konfirmoi vdekjen në një deklaratë:

“Jemi të shkatërruar nga vdekja e Dominique Brown, një anëtare e dashur e kolektivit BoxLunch. Zemrat tona janë me familjen dhe miqtë e saj dhe ne do të ofrojmë të gjithë mbështetjen tonë gjatë kësaj kohe të dhimbshme.”

Lajmi tronditi komunitetin e Disney-t, ku Dominique ishte e njohur jo vetëm për pasionin e saj për parqet tematike, por edhe për angazhimin e saj për të theksuar diversitetin dhe përfaqësimin. Ajo ishte bashkëthemeluese e Black Girl Disney, një komunitet i krijuar për të rritur profilin e grave me ngjyrë në botën e Disney-t.