Ballina Kronika Rrugorja në Tiranë me ‘dorë të hekurt’/ Publikohet bilanci i javës: Ja...

Rrugorja në Tiranë me ‘dorë të hekurt’/ Publikohet bilanci i javës: Ja sa gjoba janë vendosur në një ditë

52
0

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e një javës që jamë pas. Në një javë janë arrestuar apo proceduar 25 persona ndërsa janë vendosur gjithsej 12.500 gjoba, që llogaritet rreth 1.800 gjoba në ditë.

Njoftimi:

Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (01.12.2024 – 07.12.2024)  Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

25 Arrestime, ndalime dhe procedime penale:

-9 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
-2 persona për pa leje drejtimi.
-10 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
– 1 person për korrupsion aktiv.
– 1 person largim nga vendi i aksidentit ”
-2 persona janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore që ishin shpallur në kërkim.

Masat administrative:

12.551 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1.793 në ditë.
25 masa për xhama të zinj.
730 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
260 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
743 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
427 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
9.105 masa për qëndrim të gabuar.
297 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

Pezullime dhe bllokime:

15 raste të ndryshme.

Kan pranuar 2-fishin e vlerës maksimale:

31 drejtues për shpejtësi mbi normat e lejuar.
8 drejtues nën ndikimin e alkolit.

12 automjete u bllokuan, përfshirë 6 për munges dokumentacioni.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt!