10 persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Krujës. Sipas njoftimit të policisë, personat e arrestuar janë të implikuar aktivitetin e paligjshëm të basteve sportive online në lokale të ndryshme të Krujës.
Policia bën me dije se gjatë kontrollit në këto subjekte, kanë arrestuar 10 personat e përshirë, teksa kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 11 aparate celulare dhe 1 laptop të këtyre personave.
Gjithashtu, i përfshirë në këtë veprimtare kriminale, u procedua në gjendje të lirë një i mitur 17-vjeç.Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimim dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” operacioni policor i koduar “Bad spin 11”.
Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në lokale të ndryshme në Krujë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 10 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: banues në Krujë dhe Fushë-Krujë.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë një i mitur 17 vjeç.
11 aparatet celulare të këtyre shtetasve dhe një laptop u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan prokurorisë.