Ballina Europë Volkswagen shtrëngohet për greva të reja të punëtorëve

Volkswagen shtrëngohet për greva të reja të punëtorëve

13
0

Punëtorët e fabrikës më madhe në Evropë, Volkswagen, pritet të nisin greva të reja në nëntë fabrika në Gjermani, për herë të dytë brenda një jave.

Grevat po shihen si mënyrë për rritje të presionit ndaj menaxhmentit, në ditën kur do të zhvillohet një rund i ri negociatash për ulje pagash dhe mbyllje të disa fabrikave brenda vendit.

IG Metall, sindikata që përfaqëson shumicën e punëtorëve të Volkswagenit, është duke injoruar thirrjen e kompanisë që punëtorët të pranojnë një ulje page prej 10 për qind, në mënyrë që t’i ndihmojnë kompanisë për të mbetur konkurruese në treg.

Sindikata është duke kërkuar që të 10 fabrikat në Gjermani të vazhdojnë të jenë të hapura dhe që rreth 130.000 punëtorët e Volkswagenit të vazhdojnë të pranojnë garanci të punësimit.

Greva katërorëshe është thënë se do të nisë në mëngjesin e së hënës.

Greva prek nëntë prej 10 fabrikave të kompanisë që janë funksionale në Gjermani.

Volkswagen ka raportuar humbje të vogla në prodhim, pas grevës së parë, ka thënë një zëdhënës i kompanisë ditë më parë./REL