Ballina Politika Rama: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të ndodhë shumë shpejt. Ne...

Rama: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të ndodhë shumë shpejt. Ne do të jemi gati!

32
0

Kreu i qeverisë, Edi Rama foli sot për procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian, duke u shprehur se ky proces do të ndodhë shumë shpejt.

“Ballafaqohemi me ëndrrën tonë të madhe të Bashkimit Europian”, u shpreh kreu i qeverisë, duke shtuar se: “Ky anëtarësim do të ndodhë shumë shpejt sepse ne do të jemi gati”.

“Faktikisht pse kemi vendosur një bazë të tillë jemi në kushtet kur po hedhim hapat e parë të një faze të re të revolucionit teknologjik. Në shumë aspekte rruga tradicionale do të ishte shumë herë më e vështirë dhe më e gjatë për të arritur objektivat për të cilat, pastaj ne ballafaqohemi me ëndrrën tonë të madhe të Bashkimit Europian, kjo rrugë na jep shumë më tepër optimizëm dhe arsye objektive se ky anëtarësim do të ndodhë shumë shpejt.

Sepse ne do të jemi gati. Sot aktualisht po bëjmë procesin e integrimit në BE në fazën e negociatave falë edhe një instrumenti të ri të papërdorur nga asnjë shtet më parë, që është një model i ndërtuar prej nesh enkas i inteligjencës artificiale. Na jep mundësinë të realizojmë shumë më shpejt procesin e transferimit të trupit legjislativ të BE, të realizojmë përkthimin në kohë rekord dhe të kemi analiza të teksteve.