Prej ditësh, të paktën opinion në Durrës po përpiqet të gjejë emrin e një durrsaku që do të drejtojë PD në fushatë dhe që do të zëvendësojë madje edhe vetë Beriushën që do të tërhiqet nga drejtimi i PD. Ky diskutim ka marrë përmasa të tilla saqë duket që Berisha ka bërë kompromis me Trumpin ( në PD nuk mungojnë kurrë imagjinata të tilla dhe mjafton t’i heqi non gratën për të gjetur zëvendësin e tij) dhe madje nuk do të ketë as nevojë për fushatë pasi kalimi i pushtetit është tashmë fakt i kryer. Interesimit mediatik është vështirë t’i japësh një përgjigje, madje ata që takon thonë se e kanë dëgjuar nga njerëz të doktorit, po ama është e sigurtë që Berisha nuk do të jetë kryeministër edhe në rast fitore, por ai do të drejtojë opozitën drejt saj. Lajmi që duket se më shumë se gjithkund ka pushtuar Durrësin, pasi djali është durrsak, ka vënë në lëvizje të gjithë llojet e komunikimit dhe herë i del një që punon në një lokal të vogël e herë një që nuk është nga Durrësi po ama është jurist. Gjithsesi në PD po jetojnë ëndërrën më të bukur. Shtetasi durrsak që jeton në Amerikë do të vijë të jetë kandidati i zgjedhur nga Berisha. Nuk është hera e parë që PD nuk fokusohet te fushata dhe problemet që ka po te disa koicidenca zgjedhjesh siç ishte dhe atëherë kur u bënë tre B, Berisha, Berluskoni dhe Bushi. “Djali durrsak” që herë herë të kujton atë filmin me fëmijë “djali elastik” është tashmë në qendër të vëmendjes. Ai do të mundë Ramën dhe do të pastrojë Berishën. Sipas informacionëve që shpërndahen nga PD ai është jurist i njohur dhe punon për disa institucione shumë prestigjoze. Nuk dihet në ky informacion i ka shkuar në vesh Berishës po ama që në PD e Durrësit e kanë bërë fakt të kryer, madje janë gati të mos nxjerrin as kandidatë. Ajo që të frikson në të gjithë këtë histori është se si mundet një parti që ka 3 vite në një situatë kaotike, ku ka prodhuar edhe tre parti të tjera dhe endet dyerve të gjykatës të gjejë forma të tilla, madje me durrsakë për të marrë pushtetin.