PS e Durrësit nuk po kalon momente të qeta. Dukja e një pushteti që ka bërë kundër shumicën e qytetarëve duket se nuk po gjen ngushëllim as edhe te mungesa e një opozite serioze që mund ti mbajë në pushtet. Kreu i PS, Edi Rama ( ky i Durrësit është për qokë) ka hapur tri fronte që duket se vërtetë po krijojnë një precedent që në fakt PS e ka pas edhe më parë, ku njjë pjesë e saj u largua duke u strehuar te LSI ose më saktë duke u larguar fare siç ishte grupimi i Gazmir Bizhgës, kur Dako mori pushtetin. Tashmë gjërat janë rikthyer aty ku ishin. Fakti që socialistët e vëtetë janë pakicë në PS, pasi shumica janë socialist punësimi, tenderash apo leje ndërtimesh shoqëruar edhe me ndonjë post drejtori për ta lënë këtu dhe për të hyrë te krimi që është ulur këmbëkyq në bashki. Është ngjyrimi i fundit që ka marrë PS të paktën në Durrës, pasi nuk ka pasur “Gjusha” në çdo qytet, që ka krijuar një raport të ri dhe tashmë emrat nostalgjik të PS që mbajtën atë për shumë vite krijojnë alergji kur shohin se si fëmijët e tyre i përkasin një tjetër rrace politike që është rilindja. Burime nga PS-ja kanë bërë të ditur se situate është shumë e rënduar dhe fakti që shumë gjëra mbulohen nga propaganda e pushtetit nuk do të thotë që të mos ketë deri edhe në përplasje që PS mund t’i japin kosto të madhe. Fakti i parë i rëndësishëm është se shumë të rinj që kanë kontribuar te PS, po e ndjejnë veten jashtë dhe madje sipas tyre as nuk bëhet asnjë vlersim për punën, por po synohet të merren emra nga grupe inetresi. Sipas një njeriu të afërt të Luan Zazës, ka qenë postimi i djalit të Natasha Paços që ka shprehur hapur ambicjet e tij për të kandiduar që ka shkaktuar reaksion të madh. “Kësaj pune i është bërë ti sh… se nuk ka mundësi. Drejtorët i emëron çuni Bardhit, deputet do bohet çuni Natashës dhe ne mesa duket jemi drejt SPAK…se përgjegjësia është personale, po për postet e tyre duhet të luftojmë të gjithë. Po ashtu deputetët të cilët nuk mund të kandidojnë në listat e sigurta kanë filluar të anashkalojnë pjesmarrjen duke qenë se i bie të mbajnë ujë për të tjerët, pasi një lodhje të gjatë në pushtet. Sipas burimëve që u shprehen për gazetën niveli i debatit po zien brenda për brenda strukturave dhe do mjaftonin fotot që publikohen për të parë se ku është katandis PS me pjesmarrjen e të punësuarve në shtet. Pjesa tjetër që po e gërryen ose më saktë e ka gërryer PS është gabimi në të cilin ra PD në vitin 2013, ku shkoi deri aty sa të kishte 8 vetë të punësuar nga një familje se me mbiemër, pra duke kaluar edhe te tezet e hallat, ky numër është i frikshëm. Të gjitha këta njerëz nuk kanëtë drejtë ti kërkojën askujt votë dhe kjo është dita e paralajmërimit të PS që pret të mbajë pushtet jo se ka qeverisur po se nuk ka opozitë, pa e ditur se ka pasur shumë raste kur opozitën e krijon vetë populli, madje edhe liderin. ‘Kemi kërkuar nga drejtuesit dhe deputetët që të ketë një bisedim , të pyetemi si organizata, po kush na pyet. Cdo gjë gatuhet me tendera, me leje ndërtimi, me kërcënime, me punësime dhe heqje nga puna po nuk ishe dakord’ është shprehur burimi për bulevard duke shtuar se shumë nga socialistët e rinj të mbetur pa punë po i drejtohen emrave të rinj të politikës që tashmë janë hedhur në treg. Po ashtu burimi ka shtuar se nuk kanë munguar deri edhe sms që i janë dërguar Ramës për situatën në PS e Durrësit, e cila ka një kukëll që merret me kukullat që ka punësuar vetë.