Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj, do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Mavraj ka aderuar në subjektin politik “Lista për familje” dhe do të jetë pjesë e listës zgjedhore.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Eman Rrahmani.
“Po është e vërtetë. Mërgimi është pjesë e “Listës për familje” dhe jemi të nderuar që e kemi”, ka thënë Rrahmani.
Si nisi Lista për Familjen?
Muaj më parë në Komisionin Qendror Zgjedhor u regjistrua një koalicion i quajtur “Lista për Familjen”, ku pjesë janë Aleanca Kosova e Re, Partia e Drejtësisë dhe grupe të tjera me Rrahmanin si bartës të dekluar të listës zgjedhore. Nacionale kishte raportuar në gusht për nisjen e re politike të dy deputetëve të VV-së, Rrahmanit e Korenicës, e cila u zyrtarizua më 1 tetor në mënyrë publike. Ditën kur u larguan nga Lëvizja Vetëvendosje, Rrahmani tregoi arsyet që dërguan nga çarja me partinë e kryeministrit Albin Kurti. “Kemi vlerësuar se duhet një angazhim më ndryshe për qytetarët…Sot jemi me një koalicion mbipartiak…Është përgjegjësi që t’i prijë kauzës për familjen…Kauza për famuilje është kauzë mbipartiake, pjesë e këtij projekti do të jenë edhe të tjerë të dëshmuar” – kishte thënë Rrahmani gjatë një konference për media. E gjithë kjo iniciativë politike lindi për shkak të pakënaqësive të Rrahmanit dhe Korenicës me disa nisma ligjore të Qeverisë Kurti, përfshirë Projekt kodin civil, me të cilin zyrtarizohen bashkësitë civile të seksit të njëjtë. Megjithtë, ky projekt kod civil nuk është votuar gjatë kësaj legjislature, përkundër insistimit të kryeministrit Kurti dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë.
Mërgim Mavraj (lindur më 9 qershor 1986) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan qëndër-mbrojtës për klubin gjerman FC Ingolstadt dhe kombëtaren shqiptare. Ai filloi aplikimin për shtetësinë shqiptare në shtator 2006 sëbashku me sulmuesin Besart Berisha, pas rekomandimit të Hans-Peter Briegel përpara se të largohej nga roli i tij si trajneri i kombëtares. Mavraj u përfshi për herë të parë me kombëtaren shqiptare në vitin 2006 kur ai ishte 19 vjeç nga një grumbullim i talentëve të rinjë nga FSHF-ja dhe trajneri i kombëtares Otto Barić, i cili e vlersoi atë dhe e pyeti për t’i dhënë pasaportën shqiptare. Mavraj më pas u thirr nga kombëtarja shqiptare U–21 por ai refuzoi sepse dëshironte të luante direkt me kombëtaren e parë, duke u ndjerë i nënvlerësuar nga FSHF-ja. Ai tërhoqi vëmëndjen e FSHF-së për të tretën herë, por këtë herë më shumë pasi Shqipëria kishte nevojë për një mbrojtës me kualitet. Pavarësisht se e bëri të qartë se Mavraj nuk do të luante kurrë me Shqipërinë, FSHF-ja i hapi dyert mbrojtësit edhe një herë. Ai deklaroi publikishte se do të ishte i gatshëm për thirrjen nga trajneri i kombëtares Gianni De Biasi për ndeshjet miqësore kundër Katarit dhe Iranit.