Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin M. T., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 14, Durrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin. Pasi u ndalua nga shërbimet e Policisë, iu bë testi i alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur. Gjithashtu, gjatë kontrollit në automjet iu gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, një elektroshok dhe një thikë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin R. L., 56 vjeç, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. L., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor “Rrogozhinë-Kavajë”, me automjetin që drejtonte ka aksidentuar shtetasit A. K. dhe Z. K., këmbësorë, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.