Ballina Dossier Korrik 1853, princi austro hungarez, Maksimiliani i Parë, në kërkim të...

Korrik 1853, princi austro hungarez, Maksimiliani i Parë, në kërkim të thesarit të Skënderbeut në Kepin e Rodonit

119
0
UNSPECIFIED - CIRCA 1754: Emperor Maximilian I of Mexico: Maximilian (1832-1967) was born Archduke Ferdinand Maximilian Joseph of Austria and was proclaimed Emperor of Mexico on 10 April 1864 with the backing of Napoleon III of France. Few foreign government recognised his regime, which was also the case with Mexican liberals. The ensuing conflict ended with the Emperor's execution. Portrait by the German painter Franz Xavier Winterhalter, 1864. (Photo by Universal History Archive/Getty Images)

Nga Mark Brunga

Më 28 korrik të vitit 1853 një korvetë austro-hungareze “Minerva” ka hedhur spirancën në gjirin e Kepit të Rodonit. Ka qënë ora rreth një e pasdites, sipas kujtimeve të Maksimilianit të I-rë, Princit të Austro-Hungarez,  kur anija ka hedhur spirancën në rreth 11 pash e gjysëm thellësi pasi ka lundruar gjatë një dite të ngrohtë dhe të bukur jugore me malet e Mirditës në sfond, male sikurse shprehet “ në të cilat familja katolike luftëtare e princave të Mirditës sundonin në pavarësi pothuajse absolute ndaj sulltanit, vasalë të të cilit ishin”.  Atij i ka bërë përshtypje Kepi i Rodonit i zgjatur në det,  që u është çfaqur përmes nje mjegulle të artë diellore që e kishte mbuluar si vel. Princit austriak i ka bërë pershtypje fakti që megjithëse ishte një bregdet i banueshëm , ata nuk i priti asnje anije dhe asnjë  oficer per masa karantine, madje nuk kishte asnjë far orientues për  anijet nga bregu. Çuditet me  vetminë  absolute që e pason pas ankorimit. I mësuar me protokollet zyrtare dhe ato të nderimit  si princ i një superfuqie të asaj periudhe sikurse  ishte, atij i bën pershtypje fakti që askush nuk e priti. Madje as vëndasit. “Gjithça- përshkruan princi- është e heshtur dhe e qetë. Nuk shihet asnjë gjallesë, përveçse ekuipazhit dhe anijes”. Ai ndjehet i çuditur prej heshtjes së pazakontë për të. Dhe në shënimet që ka lënë në vijueshmëri, pershkruan me nota pikelluese prapambetjen e një zone me bukuri mahnitëse dhe begati të madhe por që i mungonte civilizimi i duhur për shkak të pushtimit shumë shekullor, që nuk lejonte aplikimin e arritjeve bashkëkohore. Princi vërente  se Kepi i Rodonit me kodrat e gjelbëruara dhe burimet e tija, një tokë e pasur dhe e administruar me përkushtim si dhe e punuar po ashtu do të ishte nje mrekulli. Si ajo edhe e gjithë vija bregdetare shqiptare. Jeta e egër e viseve bregdetare u ofroi miqve të rrallë nga metropoli europian jetën surprizuese të endacakut për disa ditë, duke e ndjerë veten njëkohësisht mes pyjeve, si në shtëpinë e tyre. Ata shijuan kënaqësinë e gjuetive në netët plot shkelqim hënor që bëri ta ndjejnë veten të magjepsur nga bukuritë e rralla natyrore të virgjera që u ofroi bregdeti i Rodonit.

Në kërkim të thesarit të Skënderbeut

Një banor vëndas që shpesh i kishte shërbyer si shoqërues ne zonat pyjore  dhe që Archduka tregon se si i ka folur gjatë një ekspedite të lodheshme që kishin bërë nëpër pyje,  për një objekt të veçantë që ndodhej në afërsi të Kepit. I treguan për një kullë të vjetër e cila nuk kishte hyrje dhe asnjë mur të çarë. Në të sipas bisedës së bërë ai informohet se në këtë kullë të lashtë të ndërtuar disa shekuj më parë, ndodhej një thesar që i përkiste të madhit Skënderbe. Ai vëren se ky fakt që i servirej, ishte për ta një zbulim historik shumë interesant qoftë për emrin e personalitetit që pretendohej se i përkiste por edhe për faktin  se thesari gjëndej i varrosur brenda kubesë misterioze dhe që kishte qëndruar i pazbuluar. Kallauzi e njoftoi atë se ishin bërë përpjekje për ta nxjerrë thesarin nga atje por se nuk kishte arritur askush që të hynte aq thellë në brendësi të ndertesës për ta nxjerrë. Pas këtij informacioni interesant 2 ditë më pas ekzaktësisht me 3 gusht është konstruktuar ekipi eksplorues me kuajt që do të udhëtonin drejt kullës së thesarit skënderbejan. Lideri princëror i ekipit të detarëve, tashmë të transformuar në thesarkerkues, po mendonte për zbulime historike dhe gërmimet prespektive. Të cilat mendonte ti realizonte natën. Kur u nis ekspedita, pas shumë peripecishë në rrugëtim, princit i lë gjurmë në kujtesë varri interesant i një turku të pasur.Varri i tijë, tregonte ai ne doreshkrimet e veta,  kishte edhe një legjendë sipas së cilës turku kishte qënë një kokëkrisur cili mund të kishte vjedhur thesarin e  një kishe në afërsi ose kishte tentuar të grabiste thesarin e kullës enigmatike. Pavarësisht se nuk dinte se në cilin prej këtyre varianteve kishte  qënë protagonist turku i varrosur në “varrin e kriposur”, ai besonte se në çdo rast turku me shokë kishte vjedhur në një natë një pronësi kristiane të ciles sipas legjendës që mësoi i ishte dhuruar besimi kristian, dhe ai nuk kishte mundur të largohej pasi një fuqi e lartë e ndalonte atë…Kur ka tentuar të niste udhëtimin në errësirën e natës me anijen misterioze,  erërat e tokës dhe të detit kanë pësuar një pështjellim acarues dhe qielli është nxirë e ka marrë  pamje skëterre. Deti është dallgëzuar përbindëshëm dhe era veri perëndimore e ka përplasur anijen në shkëmbinjtë e bregut duke e shkatërruar tërësisht…Mbase ishte një Xhon Silver oriental i pafat…Më pas duke vijuar rrugëtimin drejt vëndit ku besonte se prehej thesari në kujtimet e botuara, Princi shkruan se në afërsi të bregut plot alga kanë zbuluar një kishë me manastiret e saja. Kjo ishte kisha e themeluar nga e motra e Skënderbeut të madh, Mamica, e cila ishte bërë murgeshë dhe kishte qëndruar atje me disa murgesha. (Eshtë fjala për kishën e lashtë që është kthyer ne funksionalitet tashme dhe ruante ne muret e saja edhe shqiponjën simbolike të Skënderbeut). Më në fund rrugëtimi përfundon në këmbë të kullës së misterëshme të rrethuar me bimësi kacavjerrëse dhe që po degradonte e kalbëzohej  duke u zhytur në det. Pasi u ngjiten në muret e saja, e panë të vështirë të hynin në brendësi të kësaj ngrehine stërmadhe. Kulla e çuditëshme nuk kishte hyrje dhe eksploruesit konstatuan se ishte tepër e rrezikëshme sikur të tentonin të hynin brenda saje nga lartësija e mureve…Ky qe dhe fundi i kërkimit të pamundëshëm të thesarit mbretëror të Skënderbeut, nga një autoritet  po mbreteror  Austro-Hungarez, që vetëm pak vite më vonë do të kurorëzohej edhe Perandor i Meksikës.

 Maksimiliani  në Durres

Ferdinand Maximilian Joseph, Archduke i Austrisë (1832-1867), ishte vëllai më i vogël i perandorit austriak Franz Joseph. Ai ishte veçanërisht i interesuar për udhëtimet. Në vitin 1854, në moshën njëzet e dy vjeçare, Maksimiliani u bë kryekomandant i marinës austro-hungareze. Dhjetë vjet më vonë, me mbështetjen franceze, ai u shpall Perandor i Meksikës (1864-1867), por me ngritjen e forcave republikane nën Benito Juárez, ai u arrestua dhe u ekzekutua. Në shkrimet e tij shtatë vëllimesh në gjuhën gjermane të titulluar “Nga jeta ime: skica udhëtimi, aforizma dhe poema” (Leipzig 1867), Maksimiliani botoi një rrëfim prej 170 faqesh të një udhëtimi në brigjet e Shqipërisë, gjatë të cilit shkoi për gjueti në Rodoni. Kjo vepër përfshin edhe një përshkrim kurioz të Durrësit, i lënguar nën sundimin osman, që nuk i bëri aspak përshtypje. Ai shkruan për Durrësin , bazuar në variantin e  perkthimit albanologut Robert Elisie se…natyra ka shtuar poezinë dhe romancën, sepse një xhami dhe një minare, edhe ato të vogla e të rrënuara si këtu në Durrës, janë vegime që nuk duhen harruar, dhe nëse çatitë e shpellës së pazarit futen brenda, së shpejti mbulohen me hardhi dhe rrush i artë që, si zinxhirë, i mbajnë strukturat prapa nga kolapsi total. Ndonëse popullsia është e vogël, ende haset figura shumëngjyrëshe të vjetra turke, me çallma të mëdha dhe mjekra të gjata, të cilët, me llull e kafe, ulen pasivisht nëpër tezgat e pazarit dhe, me fatalizmin muhamedan, presin një blerës pa më të voglin. lëvizje ose gjest miqësor për të inkurajuar blerjen e mallrave të tyre. Erë e keqe që rri nëpër shtëpi e pallate dhe në rrugë e sheshe në të gjithë Orientin është më se e dukshme këtu… Duke u përplasur mbi grumbuj bajgash dhe mbeturinash, kalova në portën e dytë të Durrësit ku gjoja ishin nja dy roje yokel. kujdesi për sigurinë dhe mirëqenien e banorëve të qytetit. Pak përtej portës është një varrezë në formë të parregullt në të cilën mund të shiheshin bazat e kolonave antike të granitit. Ciganët jetojnë midis kopshteve këtu, dhe në këmbët e mureve të detit ka një kënetë që të çon në laguna, shesh lojërash me çafka të mëdha të bardha. Shkova për një notim të shkurtër në muzg dhe u ktheva në anije, më pak se i kënaqur nga mrekullitë e këtij metropoli oriental…