Një zjarr ka rënë ditën e sotme në nënstacionin elektrik në Draçin, në Shkodër. Zjarri ka rënë në kabinën elektrike të një pallati në rrugën “Vëllezërit Frashëri”.
Shkëndija në kabinë ka shkaktuar masë elektrike në nënstacionin elektrik në vendin e quajtur “Draçin”.
Si pasojë, në nënstacion është ndezur zjarr dhe përhapja e flakëve ka shkaktuar zjarr dhe në magazinën në pronësi të shtetases R. L., 34 vjeçe, objekt që ndodhet në afërsi të nënstacionit.
Sakaq, një pjesë e qytetit të Shkodrës është pa furnizim me energji elektrike.
“Rreth orës 11:30, dyshohet se për shkak të shkëndijës elektrike ka rënë zjarr në kabinën elektrike të një pallati në rrugën “Vëllezërit Frashëri”. Shkëndija në kabinë ka shkaktuar masë elektrike në nënstacionin elektrik në vendin e quajtur “Draçin”.
Si pasojë, në nënstacion është ndezur zjarr dhe përhapja e flakëve ka shkaktuar zjarr dhe në magazinën në pronësi të shtetases R. L., 34 vjeçe, objekt që ndodhet në afërsi të nënstacionit. Nga zjarret ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë po bashkëpunojnë me zjarrfikësit, për të mundësuar shuarjen e zjarreve.
Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit, po heton për të dokumentuar shkaqet e këtyre rasteve”, njofton policia.