Prej ditësh po qarkullon lajmi se bashkëshorti i kryetares së bashkisë Durrës figuron në listën e emrave që po dalin cdo ditë nga përgjimet, tashmë të zbërthyera nga prokuroria. Lajmi edhe pse ka mbetur disi në heshtje edhe për shkak të dy mbiemrave të ndryshëm që mbajnë Sako dhe Shahini duket se tashmë nuk ka asgjë për të fshehur. Burime tepër të sigurta nga prokuroria kanë bërë të ditur për gazetën Bulevard se emri i bashkëshortit të Sakos, figuron në përgjimet që po zbardhen, madje figuron i implikuar me emra të njohur të botës së krimit por edhe të skandalëve që kanë shoqëruar vetë kryebashkiaken për të cilën ka një mal me akuza dhe që shpesh i duhet të dalë edhe andej nga SPAKU. Për shkak të hetimit nuk bëhen shumë detaje lidhur me këtë fakt, por që kryebashkiakja duket se ka zbuluar me kohë padashje se për çfarë thërritet në SPAK duke e justifikuar se nuk ka lidhje me funksionin e saj. Po për çfarë e thërrasin në SPAK kryebashkiaken Sako? Rruga e dytë është lidhja me krimin e organizuar dhe përfshirjen e njerëzve të familjes me këtë lloj krimi duke ndikuar në shumë vendimarrje të saja. Sipas burimëve që u shprehen të rezervuara për gazetën, nuk ka më asnjë dyshim që emri i bashkëshortit të kryebashkiakes është i përfshirë duke krijuar edhe një situatë më të rëndë për drejtuesen politike të fushatës së PS e cila akuzohet për një mori shkeljesh dhe ajo që është edhe më e rëndë për një vlerë që të trondit kur e mendon që shkon në kufijtë e 6 milion eurove të abuzuara. Po sipas burimëve bashkëshorti i saj është njëkohësisht edhe një bashkpunues i ngushtë në punët e bashkisë sidomos “për të mirën e qytetarëve”. Gjatë zbardhjes së bisedave rezulton se komunikimi ka qenë për tendera dhe për favorizime të tyre në persona të vecantë, po ashtu edhe për leje ndërtimi shpesh duke bërë edhe sekserin po edhe bashkëpunuesin. Por nuk kanë munguar edhe vendime të marra në dëm të qytetarëve për të favorizuar grupe të caktuar individësh ose subjekte, të cilat drejtohen nga individë me probleme me drejtësinë. Në disa biseda sipas burimëve vendosen edhe çmime dhe përfitime edhe për përfitimet që dalin nga vendimet e Sakos dhe të këshillit bashkiak. Në fakt dalja e emrit të bashkëshortes së Sakos nuk krijon ndonjë habi, kur hetimet e SPAK gjithnjë kanë nisur nga gratë e atyre që janë me funksion apo burrat e atyre grave që përgojohen për abuzime ne detyrë. Edhe pse sipas burimëve duhet një kohë e gjatë, disa mujore për të zbardhur gjithçka, mjaftojnë telefonatat e para për të kuptuar se tenderat dhe lejet e ndërtimit, fondet publike apo edhe të tjera investime kanë lidhje me krimin e organizuar apo siç quhen tjetër njerëzit e fortë të Durrësit që kanë marrë peng që nga koha e Dakos pushtetin vendor dhe tashmë edhe më tutje. Ajo që të bën përshtypje në të gjithë këtë histori është fakti se socialistët po mendojnë një fund edhe më të keq se sa ai i Dakos.