Ballina Rajoni Mickoski: Kemi gatishmëri për miratimin e ndryshimeve kushtetuese

Mickoski: Kemi gatishmëri për miratimin e ndryshimeve kushtetuese

21
0

Kemi gatishmëri për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, por mesazhi është i qartë, miratimi i ndryshimeve kushtetuese nuk duhet të shërbejë vetëm për hapjen e procesit. Duhet të dimë se ky proces do të përfundojë dhe kur. Me këtë po përpiqemi të sigurojmë procesin nga fillimi deri në fund të negociatave, ka thënë kryeministri Hristijan Mickoski në një intervistë për “Faktor”.

Ne insistojmë në këtë, sepse në rast të një bllokade të përsëritur në të ardhmen, shpresa mes qytetarëve do të humbasë në masë të madhe dhe do të jetë e vështirë të bindim qytetarët se një ditë do të përfundojmë në Bashkimin Evropian. Besojmë fuqishëm se këto tri faza, të realizuara me konsistencë dhe vendosmëri, në fund të fundit do të rezultojnë me progres”, thotë Mickoski në intervistë.

Ai vlerësoi se takimet e fundit me përfaqësues të lartë ndërkombëtarë kanë forcuar rëndësinë e dialogut, por, theksoi ai, diplomacia në këtë rast nuk ka të bëjë me dorëzimin ndaj presionit, por me angazhimin aktiv të partnerëve tanë ndërkombëtarë për të siguruar që perspektiva e vendit të kuptohet.

“Ne theksuam gatishmërinë tonë për të punuar në mënyrë konstruktive, për sa kohë që procesi respekton sovranitetin dhe identitetin tonë kombëtar. Derisa Bullgaria ruan mekanizmin e vetos, përpjekjet tona fokusohen në demonstrimin se integrimi evropian është një domosdoshmëri strategjike për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Ne shfrytëzojmë mbështetjen e aleatëve të cilët pranojnë se çështjet bilaterale nuk duhet të cenojnë qëllimet më të gjera të BE-së”, thekson Mickoski.

Zgjidhja e çështjeve të brendshme, shtoi ai, njeh rëndësinë e forcimit të unitetit kombëtar dhe stabilitetit të brendshëm.

Aktualisht po punohet në Udhërrëfyesin për Sundimin e Ligjit dhe Reformën në Administratë, të cilat janë bazë për hapjen e klasterit Themelet. Pres që këto dy udhërrëfyes të përfundojnë në muajt në vijim dhe me këtë vendi ynë do të jetë i gatshëm formalisht dhe ligjërisht për hapjen e këtij klasteri. Mbështetja nga vendet anëtare dhe institucionet anëtare të BE-së është thelbësore dhe ne vazhdojmë të shtyjmë për një qasje të drejtë dhe të bazuar në merita ndaj anëtarësimit”, tha Mickoski në intervistë.