Ballina Europë Masakër pranë një kampi refugjatësh në Francë, 5 të vdekur nga të...

Masakër pranë një kampi refugjatësh në Francë, 5 të vdekur nga të shtënat me armë zjarri

40
0
Close-up 'POLICE' marking written on the back of a bulletproof vest worn by a French police officer on a street in Paris, France. Concepts of law enforcement, crime, delinquency and criminal affairs

Të paktën pesë persona, duke përfshirë dy roje sigurie, janë qëlluar për vdekje pranë një kampi emigrantësh në Francën veriore.

Ngjarja ka ndodhur pranë plazhit të Loon Plage, në afërsi të Dunkirkut. Policia në Francën veriore tha se një burrë u dorëzua të shtunën pasi pretendoi se vrau pesë persona në rajonin e Dunkirkut.

Sipas Daily Mail, autoritetet konfirmuan se dy roje sigurie dhe dy emigrantë u vranë në vendngjarje, ndërsa një person i pestë u vra në Wormhout, rreth pesë kilometra në jug të Kanalit Anglez.

I dyshuari u dorëzua dhe pranoi vrasjet, tha një burim i njohur me hetimin, pa dhënë detaje mbi incidentin.

Sipas Le Parisien, autori i dyshuar është 22 vjeç dhe ka lindur në Dunkirk. Ai nuk është i njohur për policinë, ndërsa në makinë i janë gjetur katër armë.