Ballina Europë Ish- kryeministri italian: Kampi i Gjadrit të shndërrohet në burg për shqiptarët...

Ish- kryeministri italian: Kampi i Gjadrit të shndërrohet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali! Të mos i hedhim paratë kot

42
0

Ish kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, ka bërë një propozim lidhur me qendrat e emigrantëve të ngritura në Shqipëri, nga marrëveshja mes dy kryeministreve Edi Rama dhe Giorgia Meloni.

Në një deklaratë të publikuar së fundmi, Renzi ka sugjeruar që qendra e emigrantëve në Shqipëri të transformohet në një burg për shqiptarët e dënuar në Itali, të cilët kanë pasaportë shqiptare.

“Së bashku duhet të ndalojmë së shpenzuari paratë e italianëve kot. Kampin e emigrantëve në Shqipëri mund ta transformojmë në një burg për të dënuarit shqiptarë që ndodhen aktualisht në Itali,” u shpreh Renzi.

“Të tjerët vetëm kritikojnë dhe përdorin slogane; ne ofrojmë alternativa konkrete. Çfarë mendoni, a do të na dëgjojnë këtë herë?”, shtoi ai duke kritikuar kundërshtarët e tij politikë.

Propozimi i Renzit pritet të ngjallë debate të shumta, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali, duke qenë se prek tema të ndjeshme si emigracioni dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.