Sektori i Policisë Rrugore ka arrestuar një 50-vjeçar me iniciale K. K. , banues në fshatin Rëmenj të Pogradecit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Komisariati i Policisë Korçë ka filluar procedimin penal për një 31 vjeçar me iniciale G. K banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Nga ana tjetër ka nisur procedimi penal dhe për një 30 vjeçar me iniciale M. S. banues në Korçë, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës, të caktuar në favor të bashkëjetueses së tij, duke iu afruar banesës së saj.
Komisariati i Policisë Kolonjë ka filluar procedimin penal edhe për dy persona të tjerë me iniciale S. M., 31 vjeç, dhe E. M., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi kanë goditur me grusht një 35 vjeçar, për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.