Ballina Europë Meloni i jep nënshtetësinë italiane presidentit të Argjentinës, irritohet opozita: E patolerueshme

Meloni i jep nënshtetësinë italiane presidentit të Argjentinës, irritohet opozita: E patolerueshme

47
0

Itali-Qeveria e Italisë i ka dhënë nënshtetësinë presidentit të Argjentinës, Javier Milei, për shkak të rrënjëve të tij familjare italiane, duke shkaktuar zemërim në mesin e politikanëve të opozitës, të cilët kundërshtuan trajtimin e tij me atë të fëmijëve të lindur në Itali nga prindër emigrantë.

Milei ndodhet në Romë për të takuar kryeministren italiane, Giorgia Meloni dhe për të marrë pjesë në festivalin vjetor të partisë së saj Brothers of Italy i cili organizohet ditën e sotme (14 dhjetor 2024)

Një burim me njohuri për këtë çështje tha se qeveria i kishte dhënë nënshtetësinë italiane liderit argjentinas, duke refuzuar të japë detaje të mëtejshme.

Kjo situatë shkaktoi shumë polemika nga disa politikanë dhe në rrjetet sociale nga njerëzit që protestonin për dhënien e shtetësisë Milei-t kur është e vështirë të merret për fëmijët e lindur në Itali nga prindër emigrantë.

Ligjet e shtetësisë italiane bazohen në lidhjet e gjakut, që do të thotë se edhe pasardhësit e largët të një shtetasi italian mund të marrin një pasaportë italiane. Kërkesat për të huajt e lindur në Itali ose që migrojnë atje, nga ana tjetër, janë shumë më të ashpra. Grupet pro-migrante kanë propozuar një referendum për lehtësimin e tyre, por koalicioni i djathtë i Melonit është kundër çdo relaksimi.