Ballina Politika Nga burgosja e Salianjit te Qeveria teknike, Vokshi në Kongresin e EPP...

Nga burgosja e Salianjit te Qeveria teknike, Vokshi në Kongresin e EPP Women: Liderët e opozitës po persekutohen

33
0

Partia Demokratike ka çuar deri në Bruksel kërkesën e saj për Qeveri teknike për zgjedhjet.

Albana Vokshi, zv.Presidente e EPP Women, gjatë takimeve në Bruksel në Forumin e Grave të Partisë Popullore Europiane, ngriti problemet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, persekutimit të lidershipit të opozitës dhe kërkesën për qeverinë teknike para zgjedhjeve.

Duke marrë shkas nga tre rezolutat e fundit të miratuara nga organizatat më të rëndësishme politike të partive të qendrës së djathtë në Europë dhe SHBA, Vokshi përmendi tre gjetjet kryesore të rezolutave për Shqipërinë:
* Regjimin autoritar dhe të korruptuar në Shqipëri;
* Kontrollin absolut të Kryeministrit Rama mbi të gjitha pushtetet dhe politizimin e sistemit të drejtësisë
* Përdorimin e drejtësisë si armë për persekutimin politik të opozitës.

“Në Shqipëri, një person, kryeministri, ka përqendruar të gjithë pushtetin në duart e tij, dhe i ka reduktuar zgjedhjet në një fasadë. Vetëm 5 muaj para zgjedhjeve të vitit 2025, persekutimi politik ndaj liderëve të opozitës është intensifikuar me burgosje dhe akuza të motivuara politikisht, përfshirë kryetarët e lartive kryesore të opozitës, Sali Berishën, Ilir Metën, Fatmir Mediun, si dhe burgosjen pa prova të kundërshtarëve politikë Ervin Salianji apo Fredi Beleri”, tha Vokshi në Kongresin e EPP Women, ku ajo ngriti shqetësimin e lidhjeve të thella të qeverisë me krimin e organizuar.