Ballina Kronika Operacioni ‘Flagranca’, arrestohet 18-vjeçari në Fier/ Kapet me dhjetra doza kanabis

Operacioni ‘Flagranca’, arrestohet 18-vjeçari në Fier/ Kapet me dhjetra doza kanabis

17
0

Një 18-vjeçar u arrestua nga Policia e Fierit në kuadër të operacionit “Flagranca”. I arrestuari është shtetasi Juled Spahija.

“Si rezultat i kontrolleve të ushtruara për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Fier bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Flagranca”, arrestuan shtetasin J. S., 18 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë nga kontrolli fizik i gjetën shtetasit J. S., dhjetra doza të lëndës narkotike cannabis sativa, të cilat i kishte pregatitur për shitje.

Dozat e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.