Ballina Aktualitet Altin Dumani merr stafetën e vettingut në KPA pas mbylljes së mandateve...

Altin Dumani merr stafetën e vettingut në KPA pas mbylljes së mandateve të komisionerëve

45
0

Këshilli i Ministrave vendosi të kalojë nën administrim të SPAK dhe të ministrisë së drejtësisë zyrat e rivlerësimit të gjyqtarëve mbasi nga 1 janari 2025 do të marrë kompetencat e komisionerëve publikë kryeprokurori i posaçëm Altin Dumani.

Mbarimi në fund të këtij viti i mandatit të komisionerëve publikë Florian Ballhysa dhe Irena Nino pasohet me marrjen e stafetës nga kryeprokurori i posaçëm i cili do të përfaqësojë çështjet e apeluara në KPA.

Ky vendim vjen me mbarimin e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Komisionereve publikë që në 31 dhjetor shkrihen.

Mandati i vazhdimit të vettingut në shkallën e dytë ka si afat qershorin 2026. Ndërkohë gjatë 6 viteve proces kontrolli të trefishtë, në shkallën e parë vettingut u kontrolluan 805 funksionarë prej të cilëve 268 nuk u konfirmuan në detyrë.