Ballina Bota Nën 14 vjeç, pa rrjete sociale, Florida ndalon të miturit të kenë...

Nën 14 vjeç, pa rrjete sociale, Florida ndalon të miturit të kenë llogari, gjoba për platformat në rast shkelje

30
0

Florida do të ndalojë të miturit nën moshën 14 vjeç të kenë një llogari në mediat sociale. Ligji pritet të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2025.

Platformave të mediave sociale do t’u kërkohet të mbyllin çdo llogari që ata dyshojnë se mbahet nga një fëmijë nën 15 vjeç, me një periudhë apelimi 90-ditore.

Llogaritë në pronësi të fëmijëve nga mosha 14 deri në 15 vjeç do të kenë nevojë për lejen e prindërve ose të kujdestarit për t’u mbajtur.

Sipas mediave të huaja, prindërit do të duhet të kalojnë një proces për të verifikuar identitetin e fëmijës, por ligji thotë se çdo informacion personal i mbledhur gjatë këtyre proceseve nuk do të ruhet.

Ai gjithashtu lejon që të ndërmerren veprime kundër çdo platforme të mediave sociale që shkel ligjin.

Kufizimi i të miturve në përdorimin e mediave sociale është një masë që po konsiderohet nga shumë shtete. Pak kohë më parë Australia ndaloi rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç, teksa edhe Suedia po e mendon një hap të tillë.