Nga Skënder Sadri KAPITI
Shqiptarët besojnë te SHBA dhe SPAK sepse ato po e kryejnë detyrën dhe punën, tani fjalën e kanë shqiptarët me 9 Maj 2025.Nga anketimi më i fundit bërë nga Barometri i transmetuesit Euroneës Albania rezulton se SPAK-u, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është institucioni vendor më i besueshëm te shqiptarët. Ky institucion llogaritet i dyti pas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pra, shqiptarët besojnë kryesisht te SHBA-të dhe te SPAK. Edhe vëndin e tretë dhe të katërt për besueshmëri e zënë gjithashtu po institucionet ndërkombëtare, delegacioni i BE dhe OSBE.
SPAK, institucioni vendor shqiptar ka mbështetjen më të madhe në Shqipëri, për faktin se edhe është instucioni i cili ka edhe besueshmërinë dhe mbështetjen e madhe po nga tre institucionet ndërkombëtarëe SHBA, BE, OSBE. SPAK-u renditet si institucioni i dytë në vendin tonë me besueshmërinë më të lartë, menjëherë pas ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nga 15 institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare që ia janë nënshtruar këtij sondazhi opozita shqiptare zë vënd të 14 , të parafundit dhe politika shqipare zë vëndin e fundit, vëndin e 15.Pra tani ka ardhur koha që populli të flasë dhe ta kryej detyrën e tij , atë të ndëshkimit të ashpër të politikës së vjetër në zgjedhjet e 9 Majit 2025, pra demokracia shqiptare duhet t’i bëjë Veting-un politikës shqiptare, duhet ndëshkuar me votë.