Ballina Politika Tedi Blushi akuzon Ballukun për korrupsion të përbindshëm në Fier: 50 milionë...

Tedi Blushi akuzon Ballukun për korrupsion të përbindshëm në Fier: 50 milionë euro të vjedhura në tunelin e Llogarasë

46
0

Gjatë një takimi në Fier, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka akuzuar zëvendëskryeministren, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun për korrupsion.

Ai tha se vetëm me tunelin e llogarasë janë vjedhur 50 milionë euro, ndërsa e cilëson ministren përgjegjëse për vjedhjet e përbindshme.

“Belinda Balluku vjen në Fier si e dërguara e Edi Ramës për të blerë votat e fierakëve. Një nënë, një grua që ju prin bandave të Edi Ramës, më vjen keq ta them por nuk e meriton këtë fjalë, sepse është kjo Ministre që në radhë të parë mban përgjegjësi jo vetëm politike, por edhe penale për vjedhjet e përbindshme që sot e kësaj dite po ndodhin me taksat tuaja.

Mjafton vetëm tuneli i Llogarasë, afera më e freskët për të cilën janë paguar 50 milionë Euro bakshish, e denoncuar kjo nga ish- krahu i djathtë i Edi Ramës për ekonominë, Arben Ahmetaj.

Mjafton rruga e shembur Korçë-Ersekë,  për të cilën sot e kësaj dite nuk ka nisur një hetim që kjo zonje të ishte sot para ligjit dhe jo duke kërkuar vota në Qarkun e Fierit.

Pyetja që ne duhet të shtrojmë të gjithë njëri-tjetrit  këtu në Fier,  në Roskovec, në Libofshë, në Darzez, në Divjakë është a jemi më mirë sot dhe a mund të ishim më mirë se sa jemi sot?”, u shpreh Blushi.