Ballina Kronika “E vështirë të përshkruhet dhimbja jonë”! Humbi jetën nga meningjiti në Durrës,...

“E vështirë të përshkruhet dhimbja jonë”! Humbi jetën nga meningjiti në Durrës, shkolla reagim të ndierë për 17-vjeçaren: Do të na mungosh pafundësisht

177
0

17-vjeçarja Noela Caka, që humbi jetën nga meningiti akut një ditë më parë, mësonte në gjimnazin “Leonik Tomeo” në Durrës. Ambientet e shkollës do të dezinfektohen, ndërsa autoritetet shëndetësore po gjurmojnë personat që kanë pasur kontakte me vajzën.

Mësohet se javën e kaluar 17-vjeçarja, Noela Caka ishte ekskursion me klasën në Voskopojë, dhe të mërkurën, 11 dhjetor, ka pasur gjendje virale, e cila sipas referimit të prindërve i ka kaluar shpejt. Të enjten ka qenë mirë deri të premten. Ndërsa të shtunën ka shfaqur dhimbje koke shumë të forta dhe të vjella. Ajo u transportua fillimisht në spitalin e Durrësit dhe më pas në shërbimin infektiv të QSUT, por humbi jetën pasi gjendja e saj u përkeqësua me shpejtësi.

Pas ngjarjes tragjike gjimnazi ‘Leonik Tomeo’ ku mësonte 17-vjeçarja kanë reaguar në rrjetet sociale, ku shprehin ngushëllimet për vdekjen e nxënëses se tyre.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta, të nxënëses tonë N.C., për arsye shëndetësore. Të gjithë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit të mirës, të dashurës, të qeshurës, piktores tonë N. Është e vështirë të përshkruhet dhimbja që ndiejmë të gjithë. Ky ishte një lajm i pabesueshëm. Nuk është e lehtë të gjenden fjalët kur zemra është e rënduar nga humbja. N., do të na mungosh pafundësisht por do të jesh gjithmonë në zemrat tona. Qoftë shpirti yt në paqe! Ngushëllime familjarëve!”- thuhet në reagimin e shkollës.