Ballina Kulturë Gongu shpërthyes i poetes Sara Shaqiri në librin “Mbi re”

Gongu shpërthyes i poetes Sara Shaqiri në librin “Mbi re”

93
0

Nga Fatmir Minguli

(Shënime analitike për  librin “Mbi re” të Sara Shaqirit, botime 2M, Durrës, 2024)

Autorja Sara Shaqiri vjen me një libër me poezi dhe me prozë, libër që hapet me poezinë emblemë ” Gongu”. Eshtë një poezi që paralajmëron vlerat universale  të numuri “tre” ku nënkuptohen shumë trini duke filluar nga ajo më intimja, ajo e familjes, baba, nëna, djali gjyshi e duke vazhduar me shenjën e tretë të horoskopit, të cilës i përket Sara e kështu me radhë. Unë i jap të drejtë Sarës për kapjen poetike të shifrës “tre” sepse dhe në gjeometri trekëndshi është figura më e qëndrueshme. I gjithë libri është një ditar turbulent ku shfaqen jeta e durrsakes dhe familjes së saj e aty fletë pas flete parakalojnë poezi për bashkëshortin, djalin, babën, nënën, gjyshit…e gjithçka është e lidhur me Durrësin. Poezitë janë të ndjera me një sinqeritet të ndjeshëm, të kthjellta në mendim si ajri dhe dielli i Durrësit, të guximshme dhe përplasëse ideshë si dallgët e detit në gjiun e detit të Durrësit. Për Durrwsin ajo ka një poezi në këtë libër:

 

Në rrugët e kalldrwmta

Të këtij qyteti vjetërak,

Të romanëve të lashtë,

Do të mbesin pas gjurmët tona.

Do flasin shumë për një djalë

I cili u dashurua pas një piktoreje të fantaksur!

 

Për mendimin tim, poezitë më të bukura janë ato pa titull, ato me tre yje të vegjël në krye të vargjeve që i drejtojnë shigjetat për nga filozofia dhe social- psiqikja. Amalgama e poezive me prozat është e përbërë nga pastërtia shpirtërore dhe nga tendenca që nuk do t’ia dijë për “të tjerët”. Ajo shkruan si ekzistencialiste duke e dhënë mesazhin e saj edhe me dy rreshta si:

 

Kur të vranë ty?

Kur vdiqe përbrenda ti?

 

Për nga ekspansioni dhe stili kompleks i poezive dhe prozave libri “Mbi re” është një risi në letërsinë tonë. Këtë e vemë re sidomos te poezia “Mbi re” që është himn për jetën, për lindjen e një fëmije e ajo poetja nga gëzimi fluturon mbi re. Apo proza  “Rikthim” që shfaq një rremb proklamativ për një dashuri  të fuqishme. Ajo e përfundon këtë prozë ese:” Atë ditë do të jem ajo, artistja e qytetit…dhe ti do të ndjesh dhimbjet e mia, lëmshin në fyt, pavlerësimin, harresën, pa dashurinë, mungesën. Çdo gjë që ndjeva unë. Dreq, të dua!” Kjo autore është me këmbë mbi tokë edhe pse të tjerë poetë fluturojnë mbi re. Ajo e kupton shumë mirë pozicionin e saj dhe për këtë është shprehur aq thjeshtë në libër:” nuk do të isha më vajza e vogël që shkruante ditare por një vajzë e madhe që shkruante libra dhe pikturonte.” Dhe përgjigja nuk vonon të vijë nga partneri po me të njejtin stil të pastër e modest:

 

“ Ah, Sarë, në këtë botë materializmash në kohë stuhirash,

Atëhere kur askush nuk t’i dashuron dallgët  e furishme,

Unë do të dua më shumë dhe atëherë!”

 

Ky është  libri i parë i poetes dhe piktores Sara Shaqiri  botuar nga shtëpia botuese 2M. Eshtë një libër ku poezia dhe proza ecin krah me krah  duke dhënë  gongun e saj shpërthyes. Shkrimtari Shpendi Topollaj në parathënien e këtij libri shkruan:” Kështu poezia e Sarës është poezi e kontrasteve. Ashtu siç është vetë jeta”. Ky konceptim i shkrimtarit Shpend Topollaj bazohet në poezitë dhe prozën  e Sarës të cilat janë të drejt për drejta, pa ojna e naze por flasin hapur si pamflete të ashpra për negativen e kudo ndodhur! Ajo na paraqet një lloj ditari turbulent ku social- psiqikja përqafohet me ndjenjat më të sinqerta për familjen dhe shoqërinë. Pikturat e saj kanë fluturuar nga kavaleti dhe kanë sjellë transparencën në forme poezie dhe proze ku kjo e fundit   herë ngjan me prozë poetike e herë me ese elegante. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe me librin e kësaj piktoreje!Ajo dhe vetë emrin e ka me një prejardhje shumë domethënëse që mund edhe ta sjell këtu nga interneti kuptimin: “Emri femëror “Sara” ka origjinë hebraike dhe do të thotë “zonjë” ose “princeshë”. Është një emër me bazë biblike pasi, në Dhiatën e Vjetër, Sara ishte gruaja e Abrahamit.” Ndoshta është e tepërt por nga mesazhet që Sara jep në librin e saj duket sikur kanë një domethënie të hershme. Por gjithashtu nuk është e tepërt që të themi se Sara është një piktore e veçantë që shfaq tendencat e saj në pikturë ashtu sikurse ka pikturuar dhe ballinën e librit të saj. Ajo në krijimtarinë e saj pasqyron një pasion të thellë për artin dhe estetikën, duke sjellë një botkuptim të veçantë përmes veprave të saj. Gongu për Sarën është edhe  jeta e saj  që pak a shumë nisi si libër një libër që më pas kthehet në film, veçse një libër ku mund të trokasin duke lexuar e të lënë shënimet e tyre në këtë libër- film- pikturë- jetë. Eshtë libri në formën e gongut apo e kundërta? Mjafton të lexosh librin “Mbi re” dhe kuptohet shumë më tepër. I urojmë udhëtim të mbarë librit “Mbi re”.