Ballina Aktualitet Dëmtohet saraçineska e manovrimit të ujit për qytetin, Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës...

Dëmtohet saraçineska e manovrimit të ujit për qytetin, Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës e zëvendëson në kohë rekord

207
0

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës ka zëvendësuar saraçineskën e dëmtuar në lagjen 16 të qytetit. Saracineska me dimension 500 mm shërben për të kryer manovrimin e ujit për të gjitha lagjet e qytetit. Në këtë zonë të qytetit, uji vjen nga të dy stacionit e pompimit dhe më pas, sipas grafikut të miratuar, realizohet furnizimi me ujë i të gjitha lagjeve.
Puna për zëvendësimin e saracineskës së dëmtuar ka zgjatur disa orë dhe ajo kishte sjellë probleme në manovrimin e ujit. Pas zëvëndësimit të saj, grupi i punës pranë Ujësjellës-Kanalizime po punon për të rikthyer në gjendjen e mëparshme pjesën e rrugës që është hapur për të kryer këtë proces pune.