Ballina Aktualitet Dy “Anët” e bashkisë i japin dorë shpronësimeve në zonën më elitare...

Dy “Anët” e bashkisë i japin dorë shpronësimeve në zonën më elitare dhe më të lakmuar të qytetit Durrësit, surpriza dhe dhurata të fundvitit nga “Rilindja Urbane”

0
251

Kreu i këshillit bashkiak Ani Dyrmishi me ndihmën edhe të këshilltarëve të shumcës së PS, ka hapur rrugë kompesimit të familjeve që kanë pronësi në zonën e Amfiteatrit, një vendim i cili ka ngjallur jo pak polemika dhe debate, por që në fund me forcën e kartonit përballë një opozite të shpartalluar ose më saktë të blerë  nga koka te këmbët është miratuar. Përpëlitjet opozitare kanë qenë të tilla sa duket se janë përfaqësuar vetëm nga një zë që pati edhe kurajon të denoncojë pas mbledhjes formale të gjithë hipokrizinë socialiste që fsheh vjedhje dhe grabitje por që ajo e ka quajtur me ironi  surpriza dhe dhurata. Këshilltarja opozitare Edlira Devolli ka reaguar në fakt me atë që pritej dhe që kishte të bënte me shpronësimet e trojëve në zonën që do të shpronësohet duke ju referuar pikërisht zonës së Amfiteatrit. Gazeta Bulevard denoncoi këtë fakt  pak ditë më parë, por që në fakt bindja edhe e vetë këshilltarëve ishte se do të kalonte në këshillin bashkiak nga vota e shumicës që po bëhen copash për qytetarët. Devolli ka argumentuar “surprizat” dhe  “dhuratat”  e këshillit bashkiak I cili në fakt nuk ka mbaruar akoma për këtë vit.

“Surprizat dhe dhuratat e fundvitit nga “Rilindja Urbane” për qytetarët e Durrësit, Zona Kadastrale 8512 dhe 8514 janë bërë të pranishme në diskutimet e Këshillit Bashkiak. Pika 6 e rendit të ditës i referohet shpronësimeve në zonat sipërcituara, ose e thënë ndryshe, shpronësimeve në zonën më elitare dhe më të lakmuar të qytetit, që shpesh i referohemi Zona e Amfiteatrit. Si anëtare e komisionit të rregullores e çështjeve juridike dhe në mbledhjen e këshillit bashkiak, vota ime ishte kundër. Pse? Shifrat e dëmshpërblimit apo shpërblimit nuk kanë lidhje me çmimin aktual të tregut. Cili nga banorët e Durrësit nuk e di sot se në atë zonë ka kohë që nuk shitet truall me çmimin 17.898 lekë m², dhe apartamenti në vlerën 80.638 lekë m² apo 71141 lekë m²?”, është shprehur këshilltarja opozitare Djathtas e cila ka shtuar gjithashtu se e mirëkupton dhe mbështet çdo nismë që synon zhvillimin arkeologjik dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të qytetit tonë. Amfiteatri i Durrësit është një pasuri kombëtare dhe ndërkombëtare, e cila meriton të mbrohet dhe të shërbejë si një burim krenarie për qytetarët. Sipas saj Durrësi nuk mund të ndërtojë një imazh të ri mbi padrejtësinë dhe mungesën e transparencës. Qytetarët dhe trashëgimia jonë arkeologjike meritojnë të ecin paralelisht. Djathtas1912 është dhe do të jetë gjithmonë në mbrojtje të interesave dhe pronës së Shqiptarëve, -ka deklaruar ajo.

“Por Durrësi nuk mund të ndërtojë një imazh të ri mbi padrejtësinë dhe mungesën e transparencës. Qytetarët dhe trashëgimia jonë arkeologjike meritojnë të ecin paralelisht. Djathtas1912 është dhe do të jetë gjithmonë në mbrojtje të interesave dhe pronës së Shqiptarëve. Bashkia shpronëson me çmim 178.000 dhe 191.000 leke (te vjetra) trojet rrotull amfiteatrit.

Këshilli Bashkiak i Bashkisë Durrës u mblodh të hënën për të miratuar projekt vendimin për prishjen e ndërtesave rrotull amfiteatrit të Durrësit si dhe shpronësimin e tyre. Projekt vendimi ka kaluar diten e enjten ne mbledhjen e Komisioneve përkatëse, ndërsa po me shumicë votash ka kaluar edhe në këshillin bashkiak edhe pse ka pasur shumë kontestimi për vlerën e pronave krahasuar me atë të tregut.  Projektvendimi, i cili tashmë është kthyer në vendim , me titull “Për miratimin e vlerës së shpronësimit të pasurive të paluajtshme,  pronë private, që preken apo zhvlerësohen  nga realizimi i projektit të rijetëzimit të zonës arkeologjike “TID” Durrës, për zhvillimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore” parashikon shpronësimin e 103 objekteve dhe trojeve nën to apo të lira. Vlera e përgjthshme e parashikuar e shpronësimit është në masën 490.402.930.2 milione lekë të reja. Ajo që u vu re në materialet që i janë përcjellë këshilltarëve bashkiakë dhe që dje është diskutuar  është çmimi i caktuar për trojet në zonën në të cilën parashikohet të bëhen shpronësimet. Vendimi i këshillit bashkiak  rezulton se pronarët e trojeve do të kompensohen me dy vlera të përafërta. Për zonën kadastrale 8512 cmimi i përllogaritjes së shpronësimit është afro 190.000 lekë të vjetra, ndërsa për zonën kadastrale 8514 është afro 178.000 lekë të vjetra. Ajo që ka rezultuar edhe si një skandal ka të bëjë edhe me faktin se prona të rregjistruara pranë njëra vlerësohen me çmime të ndryshme, pa llogaritur faktin që bëhet fjale për një çmim qesharak pasi këto troje ndodhen në zemrën historike të qytetit. Si gjithmonë kampion i këtyre vendimëve është ai që po vjen era për tu shpallur edhe kampion i ish Hipotekës së Durrësit, An Dyrmishi, juristi që bredh nëpër zyra, pavionë dhe vagonëpa e ditur se çfarë firmos.