Ballina Aktualitet Fatos Lubonja: Parashqevi Simaku nuk ishte ikonë, si ajo ka me mijëra....

Fatos Lubonja: Parashqevi Simaku nuk ishte ikonë, si ajo ka me mijëra. Po shqiptarët merren me thashetheme

50
0

Fatos Lubonja foli sot për News 24 lidhur me fatin e Parashqevi Simakut, pa shfaqur ndonje empati.

Këngëtarja shqiptare u kthye në qendër të vëmendjen pas publikimit të videos ku ajo shfaqej e varfër dhe e pastrehë në rrugët e Nju Jorkut.

Pas publikimit të videos reagimi i shqiptarëve ishte i menjëhershëm në rrjetet sociale.

Por për analistin Lubonja reagimi i shqiptarëve për Simakun është një kulturë që sipas tij karakterizon vendin tonë.

Ai e quajti mobilizimin e shqiptarëve për Parashqevi Simakun “si kultura e Big Brother”, pasi shqiptarët shumica prej tyre merren me thashetheme, tha Lubonja.

Analisti e cilësoi zhurmën e madhe rreth rastit si histeri, ndërsa u shpreh se për mendimin e tij Parashqevi Simaku nuk ishte ikonë.

“Shumica e shqiptarëve merren me thashetheme, kjo është kultura e Big Brother. Tani po merren me fatin e një personi, ndërkohë që janë me mijëra shqiptarë që janë larguar dhe secili ka pasur fatin e tyre.

Por këta merren me fatin e Parashqevisë. Mund të përbëjë lajm, por kemi një histeri. Për mendimin tim, Parashqevi Simaku nuk ishte ikonë. Shqipërinë e mori në dorë e njëjta elitë kulturore që ndërtoi soc-realizimin”, tha Lubonja.