Drejtoria e përgjithshme e burgjeve fut në 41 biss Klement Çalën. Mësohet se mbyllja e në regjimine ashpër e Çalës u krye me urdhër të ministrit të drejtësisë dhe me kërkesë të SPAK.
Çala është i dënuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në pistën e Aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas. Më 23 korrik 2023 Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me 122 vite burg për 7 anëtarët e grupit për grabitjen 4.6 milionë eurove në Rinas. Bëhet fjalë për Klement Çala, Eldi Çala, OItjon Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli, Alkond Bengasi.
Apeli ka dënuar me 20 vite burg Klemend Çalën, ndërsa Eldi Çala dhe të pandehurit e tjerë, Oltian Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi, janë dënuar me nga 17 vjet burg secili.
SI NDODHI NGJARJA
Grabitja e Rinasit ndodhi në datën 9 prill të 2019. Në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, vodhën një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion. Gjatë ndjekjes nga policia dhe pas shkëmbimit të zjarrit, mbeti i vrarë organizatori kryesor i grabitjes, Admir Murataj.