Ballina Aktualitet Tërmeti/ Panik mes banorëve në Qarkun Dibër, grupet e emergjencave në terren

Tërmeti/ Panik mes banorëve në Qarkun Dibër, grupet e emergjencave në terren

67
0

Një tërmet me magnitudë 3.8 të Shkallës Rihter u regjistrua rreth orës 18:01 në Qarkun e Dibrës. Epiqendra e tërmetit ishte në Qaf Murr të Dibrës që kufizohet me Burrelin.

Lëkundja e tërmetit ka shkaktuar panik te banorët. “Ishte një lëkundje e fortë, banorët kanë dalë nga banesat e tyre. Grupet e emergjencave janë në terren për të parë nëse ka ose jo dëme, ndërsa disa banorë në Qafë Murr kanë njoftuar se banesat e tyre kanë pësuar dëmtime. Banorët kanë frikë se mund të ketë lëkundje të tjera”, tha gazetari Doçi.