Xhaxhi këtë radhë ndryshe nga herë të tjera nuk ka ardhur në redaksinë e gazetës pasi rruga i bie nga një shtab që është hapur në një rrugicë dhe që sipas tij nuk gje vend për të pirë kafe. Si zgjedhje ai ka gjetur studion e Tv Bulevard dhe ngaqë e kishte për herë të parë ka bërë edhe qokën duke sjellë pak hashash që ja kishte dhënë mbeska për mbarësi.
Si ka hyrë brenda studiove dhe i ka lëshuar një t’ëmën e sëmës kur ka parë monitorët, ka zënë një cep atje ku I dukej se nuk shihej. Një nga djemtë e montazhit i ka ndezur kameran dhe e ka nxjerrë përballë. Xhaxhi militant është ngazëllyer dhe ka thënë se kjo ishte hera e parë që shihte veten në televizor. Po të tjerët po më shohin ka thënë? Patjetër i ka thënë djali i teknikës dhe ke shumë klikime nga zona ku ke qenë oficer.
-E di more e djalë e di se kam hequr pak andej unë se duke pritur armikun me çetat vullnetare të grave edhe ishim në stres dhe nuk dinim ku shtriheshim e ku gdhiheshim. Po shyqyr nuk pati agression nga jashtë se edhe gratë shpeshherë nuk ishin të gatshme. Po nejse ikën ata kohë. Tani nuk erdha te redaksia e gazetës se thashë mos bie në sy aty. Kanë filluar të më gjurmojnë edhe mua. Kanë filluar të ndjekin dhe herë herë më duket sikur po më ndjekin jo patrazhonistët po kopilët që kam lënë andej nga zona parë operative. Po bunker të vegjël ishin mutin dhe nuk tërhiqeshe dot se thyeje kokën dhe ata prandaj kanë dalë ca si shimpaze dhe ca me kokë të shtypur. Tani unë desha ta takojë vetë atë të tuajin se nuk ma zë goja t’ia përmend emrin. Mora vesh që po përgatetini që në janar të filloni me emisione në studio dy herë në javë ëëëë? Po kujtoni ju se nuk i marrë vesh unë. Problemi është se kjo është bërë çeshtje te të dyja partitë. Madje edhe me lëvizjet kohët e fundit që sulmet janë nisur nga PS, ata po përgatiten dhe po përgatiten seriozisht. Kanë bërë ndërmend që të mos dërgojnë asnjë në emision dhe për këtë po i përgatisin si në shkollën e manecave. Madje vetë Luani i kuq ka thënë se ky do të jetë një mësim i mirë për mediat që nuk janë me ne, që na tradhëtojnë ne e që dalin kundër nesh. Edhe Ani (femër) qenka shprehur se ne si bashki po marrim të gjitha masat që të mos kemi media të tjera përeç atyre që i ka dhënë kunati im reklamë. Këtë ka bërë edhe për PD ai ku ju e dini mirë që një nga njerëzit në stafin e PD i bleu te kunati im makinë një botuesi gazete dhe çelsat ja dha te një hotel te Vollga. Tani ne kemi median tonë se atë e kemi me vete dhe e kemi futur te grupi i punës PD ngaqë i ngjan njërit prej nesh në PS që kandidon gjithmonë dhe nuk fiton asnjëherë. Ai mundi, ai rezistoi, ai u largua po ne e kthyem aty ku duhet në partinë e tij, në partinë tonë, në partinë që na mban në pushtet me njerëz si ai dhe nuk është e rastësihsme që ne kemi zgjedhur që ai të jetë edhe i përzgjedhuri mediatik i joni. Kjo reflektohet edhe te të tjerë lider lokal që atyre që i them unë të bëjnë ndonjë lajm për përmbytje…ua qyqa se më vjen për të urinuar mua tre herë në ditë dhe nuk u përmbytka Durrësi tri herë në muaj.
Tani që ta dëgjoni ju nga e majta nuk ju vjen njeri në emision.
Një nga teknikët që po programonte filmin e radhës ja plasi se nuk “na rruhet fare”
-Po si do ja bëni more djalë. Janë dy emisione në javë. Kush do ju vij…
-Me ata që nuk do vijnë e kemi më mirë…I lexojmë 40 pyetje dhe transmetojmë muzike dhjetë minuta…I përsërisim prapë dhe prapë dhjetë minuta muzikë…
-Po mirë po këtej nga këta të tjerët si i keni punët…do tu vijnë apo jo?
-Do zoti nuk vijnë xhaxho..e kemi kollaj kështu 40 pyetje dhe muzikë
-Tani dëgjoni se unë isha pak andej nga PD dhe e dini ju që nuk më rrihet mua. Andej më çuditën se thanë që ju jeni media që do të jeni të hapur për ata. Tashti ka edhe një gjë që unë dua ta diskutoj me ju. Kam bërë një lloj çiftimi unë për debatet që duhet të zhvilloni. E para niseni me një të ftuar një herë, këta të PD dhe të tjerë ju vijnë, këta të pushtetit po e paskët zgjidhur vetë ju me muzikë. Pastaj me kalimin e kohës bëjeni treshe. Treshe vinë ata se më thotë mbeska mua që kanë rezerva për dyshen. Duan përplasje. Duan propogandë, duan të tregojnë se çfarë kanë bërë në këta tre mandate. Kështu që merreni du xhaxhi me qetësi këtë punë se ja përshembull është debat i fortë të përballesh Oerdin me Emirjanën. E kuptoni ju që kjo e fundit ka dalë aq herë në television duke folur sa kanë hëngër dynjanë montazhierët. Po ama një herë që doli live në komision tregoi se ka potencial, tregoi se është aty se aty duhet të jetë, tregoi se po nuk qe aty një zot e di se ku do të shkojë dhe iku…iku iku. Tani mbani vesh ju se edhe nëse do të pranoj me ardhë në debat Ani ikën nga debati, do ju bëj palë me Oerdin. Po beteja nuk është kjo , jo jo djema, beteja e madhe është ajo mes dy Luanëve, atij të PS dhe atij të PD. E mor djema se çfarë do të ndodhë në këtë debat. Luani i PS do të bëjë sikur sulmon Luanin e PD, po në fakt nuk e ka me të e ka me median tuaj dhe do të thotë se këtë media e kontrollon PD, se këtë media e ka opozita që di vetëm të shkatërrojë, që di vetëm të varrosë…këtu ndërhynë Luani i PD dhe ja dhjet muhabetin. Me median merru vend tjetër ti dhe mos më fol mua për varrimet këtu se deri tani gjysma e antarëve të kryesisë sa herë kanë pasur raste vdekje të kanë telefonuar ty për ti gjetur varr të mirë, domethënë varr në varreza. E ndjejë shumë unë se do të acarohet situate. E ndjejë se më pas Luani i PS do të thotë jeni ju media që ju ka bërë pis opozita, ju media që shkruani vetëm për problemet tona, nuk shkruani që u rrahën dy gra te stacioni autobuzit, po shkruani se si rrihen drejtorët e PS. Kjo është turp, kjo është media e pistë dhe pis e keni bërë ju si opozitë….dhe këtu ndërhyn përsëri Luani i PD. Po kujt i tregon ti pisllëkun mor legen, ti na fol neve për pisllëk kur gjithë lekët që ke vjedh dhe i ke bërë me tendera vijën era mut. Ti që nuk ke lënë pustë muti pa vjedhur nga brenda dhe jashtë, po edhe ato do ti hapim dhe do ta shikosh çfarë do të thotë mosbindje civile kur të plasin edhe ty pusetat.
Ja djema ky do të jetë edhe një debat më i vështirë kur ti vijë fundi. Me ndjesinë e një fitore të sigurtë, me ndjesinë e një mandati të sigurtë sipas liderit të tij, Luani i kuq do të shprehet përsëri por përsëri kundra tij po medias ku është: Ju nuk e dini se çfarë po i bëni vetes. Ne kemi pushtetin, ne kemi prokurorinë, ne kemi administratën, ne kemi pensionistët, ne kemi gratë, ne kemi rininë, ne kemi hajdutët, ne kemi kriminelët, ne kemi abuzuesit dhe si do të fitoni ju kur të gjithë këta janë pjesë e jona, kur të gjithë këta kanë dalë nga ne, kur të gjithë këta se i mbajmë peng do të votojnë për ne…Ne kemi kualitete, ne kemi zotësi, kemi aftësi, kemi njerëz të përgatitur dhe mbajeni mend çfarë do ju bëjmë…ndërhyn Luani blu: Se çfarë do na bësh e ke treguar po nëse e do kështu sade e di mirë se çfarë na bon. Tashti që i keni ju të gjithë me hajdutë , me kriminela me të burgosur edhe këtë e dijmë po aty te ajo pika që keni kuadro me të zotë leni shumë për të dëshiruar. Po çfarë keni më të zot ju or trapa Anin mashkull.? Po pse çfarë keni më të zotë ju ma thuaj një emër që nuk e paskemi ne. Po pse qenka Roni më i zot se Arlindi jonë. Roni mat tensionin 30 herë në ditë, ky i joni se rruan fare, Roni e thith , ky i joni i dhjet të thithmen, Ronin e rrafin sa herë ka zgjedhje ky i joni qan para se të vijnë zgjedhjet e pse qenka më i zot ai se ky i joni?