Iftuar në një emision televiziv ka qenë eksperi i IT, Tomi Kallanxhi. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me ecurinë në kërkimet e fundit të bëra nga shqiptarët në internet dhe gjithashtu është ndalur edhe tek Parashqevi Simaku, historia e artistes ka arritur të marrë një vëmendje shumë të madhe.
Ne kemi fenomenin e këtyre javëve të fillimit të dhjetorit që është Parashqevi Simaku që ka arritur disa shifra që me thënë të drejtën janë me kokrra ata që mund të kenë arritur këto lloj shifrash. Vetëm në katër ditët e para të publikimit të videove të Parashqevi Simakut në Google Search janë bërë mbi 30 mijë klikime. Ky lloj kërkimi ka qenë një farë elite le të themi. Vendin e parë e mban Tirana, vendin e dytë Shkodra dhe vendin e tretë Korça. Në shumë pak raste ndodh kjo gjë. Këto tre qytete janë ‘top 3’ për një tematikë të caktuar.
Kur u pyet në lidhje me moshën që kanë kërkuar më shumë për Parashqevi Simakun, eksperti i IT u përgjigj duke thënë:
Nuk mund të themi një moshë të caktuar sepse Google nuk i publikon për çështje privatësie por që me social media-n ky efekti “nostalgji” është shumfishuar. Ndoshta kjo ndodh sepse të rinjtë jetojnë me këtë nostaligjinë që i kanë transmetuar prindërit për atë kohë. Kjo gjë i ka shtyrë ata për të bërë shumë kërkime. Ka shtuar edhe nivelin e nacionalitetit për të ndihmuar një bashkëkombas.
Duke e krahasur edhe me një prej personazheve që u kthye në fenomen në “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli për Parashqevi Simaku, Tomi tha se:
Vetëm 2 javët e para të ‘Big Brother’ ishin ato që e çuan më pas edhe Luizin në nivele të larta por edhe kjo gjë ndoshta teknologjia sa vjen e po inkorporohet më shumë edhe hyrja e TikTok-ut. Po i arrin numrat shumë shpejt, kështu që ndoshta edhe një moment i vështirë i artistes e bëri këtë gjë që të bëheshe akoma dhe më virale. E njëjta gjë ishte dhe me Luiz Ejllin, një moment i vështirë në jetën e tij e bëri viral.