Ballina Kulturë Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB

10
0

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës nga detyra e Drejtoreshës së Përgjithshme të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, kompozitori Aulon Naçi është emëruar drejtor i ri i TKOB. Pas shkarkimit Voshtina bëri publik ehde emrin e ri të drejtuesit të TKOB në një postim në Facebook.

“Teatri është një motor që nuk ndalet dhe jam mirënjohëse për rrugëtimin që pata deri më sot në këtë pozicion. Çdo detyrë është një mision i përkohshëm. Arti, pasioni dhe profesioni janë të përjetshme I uroj suksese z. Aulon Naçi në drejtimin e këtij institucioni elitar kulturor, siç është TKOBAP-ja. Rrugëtimi im do të vijojë me projekte të reja dhe pa dyshim do të shihemi sërish se Arti s’vdes kurrë”, shkruan Voshtina.

Voshtina u emërua në këtë detyrë në 2022, pas një konkursi që në atë kohë u cilësua i suksesshëm dhe u tha se ajo do të qëndronte në detyrë për një periudhë 4-vjeçare.