Ballina Politika Deklaratat e Van Horn, Çupi: E drejtoi mesazhin e saj tek Berisha,...

Deklaratat e Van Horn, Çupi: E drejtoi mesazhin e saj tek Berisha, ja dyshimet që kanë SHBA-të

56
0

E dërguara me punë në ambasadën amerikane në Tiranë, Nensi Van Horn nëpërmjet një deklarate zyrtare ka theksuar nuk angazhohet me asnjë politikan të shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke nënkuptuar kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në një studio televizive, tha se Van Horn e drejtoi mesazhin e saj tek Berisha.

Sipas Çupit, SHBA-ja ka dyshimin që pa ndihmën e saj institucionet shqiptare nuk janë të afta ta shporrin një person që i ka bërë të gjitha të këqija këtij vendi (Berishën).

“Mesazhi ishte drejtuar tek Berisha. PD nuk është e konsideruar organizatë e padëshiruar, akoma nuk është shpallur, SHBA do të jenë shumë herë të duruara. Ishte mesazh i përsëritur dhe sa herë tenton Berisha të bëjë eskalacionet e tij, SHBA është e kujdesshme në këtë gjë. Ishte mesazh për të gjithë atmosferën tonë që prej vitesh, vazhdojmë të durojmë dhe përsërisim ‘Berisha’.

SHBA-të kanë një dyshim që pa ndihmën e Amerikës, institucionet e Shqipërisë nuk janë të zonjat ta shporrin një njeri që ka bërë të gjitha të zezat në vendin e vet.”