Ballina Kosovë Kurti do “500 mijë vota për mos u varur nga Lista Serbe”,...

Kurti do “500 mijë vota për mos u varur nga Lista Serbe”, pretendon “shtrirje 100% të sovranitetit”, sulmon analistët dhe biznesmenët

7
0

“E kemi shtruar sovranitetit në njëqind për qind të vendit”.

Kështu e përfundoi rritjen e pretenduar shkallë-për-shkallë në përqindje gjatë qeverisjes së vet, ku majën ia përcaktoi ‘sovranitetit’ në veri.

Në tubimin e paraqitjes së listës së kandidatëve të Vetëvendosjes për zgjedhjet parlamentare, kryetari i partisë, Albin Kurti, kërkoi “500 mijë vota…që të mos varemi nga Lista Serbe dhe klubi i stërvjetëruar politik”.

Analistët në studio televizive i pati objekt sulmi, duke i quajtur “piskama të oligarëve…që u është tharrë fyti” dhe se “prandaj edhe zhurma në studio televizive”.

“500 mijë vota jo aspiratë për kuriozitetit, por e nevojshme për punën e domodosdshme, që të mos varemi nga Lista Serbe e as nga klubi i stërvjetëruar politik”, tha Albin Kurti.

Varësia, siç tha ai, nga Lista Serbe dhe “klubi i stërvjetëruar politik…është veç në dëm të Kosovës” teksa vazhdoi edhe më tej se “varësia nga to i bie që: ose nuk ia do të mirën e Kosovës, ose je i ngarkuar me 20 vjet në sakatimin e vendit”.

“Vetëvendosja garon vetëm me veten, nuk humbim kohë me tjerët”, tha ai.