Gazetari Almer Toska tha se zyrtarët e Ambasadës së SHBA po shkojnë drejt një marrëveshjeje më PD-në, që kjo e fundit të vijë në pushtet. Toska tha se ka një klimë shumë të mirë dhe do të shkohet drejt marrëveshjes. “Unë po ju them se kryeministër do të jetë një shqiptaro-amerikan.
Amerikanët e kanë hedhur emrin e ri, është një emër i hedhur nga amerikanët, është shqiptaro-amerikan, është njeri i amerikanëve, i cili nëse do të gjejë gjuhën e bashkëpunimit me PD do të sjellë këtë parti në pushtet. Kemi një klimë të re politike mes Ambasadës së SHBA dhe PD-së, kemi një klimë të ngrohtë”, tha Toska.
Ai tha se negociatat mes zyrtarëve amerikanë dhe PD-së është bërë me bekimin e Sali Berishës. Sipas tij, PD është produkt i amerikanëve, kemi një seri takimesh mes zyrtarëve të PD-së me zyrtarët e Ambasadës së SHBA.
Lidhur me lobimet, Toska tha se drejtuesi i ri i CIA-s është miku i ngushtë i Fatmir Mediut. “Pra kjo tregon se do të kemi një marrëdhënie të ngushtë mes administratës së re amerikane dhe opozitës në Shqipëri”, tha Toska.